Categories Lajme

Lagjja në Vlorë në harresë prej 20 vitesh, banorët: Ky kanal mbyt dynjanë

Që prej vitit 1997 dhe deri tani zona e ish fabrikë së çimentos në Vlorë nuk ka ndryshuar aspak pamje, ndërsa 500 familje vuajnë çdo ditë mungesën e infrastrukturës.

Jetojnë mes mbeturinave, kanaleve me ujë të ndotur, kanaleve të ujërave të zeza dhe banorët shprehen se ata dhe gjithë zona kanë mbetur shpesh herë peng e premtimeve elektorale, të cilat nuk realizohen asnjëherë. “Tani është e vështirë që të kalosh në këmbë,” thotë një banor. “Jemi në harresë, shiko sa familje jemi,” thotë një banore.

“Ne që kemi lindur dhe u plakëm këtu, nuk kemi asgjë. Urdhëro, nuk është nevoja të flasësh,” thotë banori tjetër. Situatë shqetësuese gjatë ditëve me shi, ku ujërat kulluese që mbërrijnë nga mali dalin në sipërfaqe dhe përmbytin shtëpitë.

“Ky kanal mbyt dynjanë,” thotë banorja. Në prag të këtyre zgjedhjeve atyre u është premtuar se kjo zonë do të rehabilitohet, por banorët kanë dyshimet e tyre se situata do të ndryshojë. “Po normale. Deputetët vijnë vetëm kur bëhet fjalë për vota, pastaj shkojnë,” thotë banori. “Nuk del njeri fare këtej, s’na pyet njeri. Sa herë kemi bërë ankesa…kemi frikë, po çfarë do bëjmë, ku do shkojmë?” shprehet e moshuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME