Categories Lajme

Laika, historia tragjike e pionierit të hapësirës (FOTO)

Laika, një miks i Husky-it siberian dhe një terrier, është qeni i parë që ka bërë rrotullimin rreth orbitës së tokës, më 3 nëntor 1957. Për shkak të mungesës së një plani rikthimi në tokë, Laika humbi jetën, brenda në kabinë. Trupi i karbonizuar, së bashku me kapsulën u rikthyen në atmosferën e tokës, më 14 prill 1958. Nga analizat e testit, Laika kishte ngordhur disa ditë pas fluturimit, për shkak se nxehtësia brenda kapsulës kishte arritur mbi 40 gradë celsius.

Shkaqet e vërteta të ngordhjes së qenit “Laika”, ishin fshehur nga autoritetet e ish-Bashkimit Sovjetik deri në vitin 2002, kur u raportua se “oksigjeni brenda në kabinë kishte përfunduar ditën e gjashtë të fluturimit”. Një tjetër e pavërtetë nga autoritetet e dikurshme të ish-Bashkimit Sovjetik rezultoi se “e kishim vendosur në gjumë, para se oksigjeni në kabinë të mbaronte”.

Pesë muaj në hapësirë, duke përshkuar 2.570 orbita, rezultoi se: “Trupi i Laikës ishte karbonizuar së tepërmi, pas hyrjes në orbitën e tokës, më 14 prill 1958. Më 11 prill 2008, autoritetet ruse ndërtuan një monument të Laikës, në një zonë të hetimeve ushtarake, pranë Moskës. Ajo “tregon” qenin Laika duke qëndruar para një rakete gati për fluturim.

Laika, apo “Qeni që leh”

Qenushja Laika ishte në moshën 3-vjeçare, e me peshë pesë kilogramë kur u përzgjodh midis 2 qenve të tjerë, Albina dhe Muska, – të gjetur rrugëve të Moskës. Njerëzit e shkencës vendosën, pas gjendjes së mirë shëndetësore dhe testeve hapësinore, të nisnin drejt hapësirës pikërisht Laikën, – një prej dy qenve të tjerë, – në këtë eksperiment pa kthim.

Iu vendos emri Laika, pasi në gjuhën ruse do të thotë: “që leh”, por njëherazi emërtimi i ngjashëm me një racë ruse qensh, të ngjashëm me Husky.  Specialisti rus i hapësirës, Oleg Gazenko, përzgjodhi dhe trajnoi Laikën. Ndërkaq, Albina kishte fluturuar dy herë të tjera me raketa testuese të distancave të vogla, ndërsa Muska ishte përdorur për testimin e instrumentit të sistemit të ajrimit.

Sipas dosjeve të ish-Bashkimit Sovjetik, u përzgjodhën qentë e rrugës për këtë udhëtim hapësinor, pasi sipas tyre “kafshët e rrugës janë të adoptueshme në mjediset e vështira, e mund të duronin më mirë të ftohtin ekstrem, e mungesën e ushqimit”.

Laika u quajt fillimisht Kudreavka (Kaçurrelja e vogël) dhe u nis drejt hapësirës në Kozmodromin “Baikonur” e ndodhur në koordinatat hapësinore 45.965°N 63.305°E. Sputnik 2, nuk ishte e projektuar për rikthim, kështu që fati ishte paracaktuar.

Ngordhi për shkak të hipotermisë pak kohë pas ngritjes, e kjo, mbase për shkak të një cedimi të centralit R-7, i cili duhej të ndante anijen. Të gjitha këto u zbuluan në vitin 2002, ndërsa eksperimenti në fjalë zbuloi se njerëzit mund të fluturonin drejt hapësirës.

Për t’u adaptuar brenda limiteve të kabinës së vogël të Sputnik 2-it, qentë u vendosën në hapësira të ngjashme si ato të kabinës, për afro 20 ditë. Mbajtja për njëfarë kohe të gjatë në ato kushte u shkaktoi qenve një rënie të ndjeshme të gjendjes shëndetësore, e kështu specialistët rusë vendosën ta zgjatnin afatin e qëndrimit.

Qentë u vendosën gjithashtu dhe në testin e centrifugës, të cilat stimulonin rrotullimin fillestar të raketës dhe zhurmën e ngjashme të motorëve. Përgjatë këtyre testeve, pulsi dublohej, ndërsa presioni i gjakut shkoi në limitet e jetës. Gjithashtu, qentë iu nënshtruan ushqimit të një xheli special, për të rritur vlerat ushqyese përgjatë fluturimit.

Fillesat e “Sputnik 2”

Pas suksesit hapësinor të regjistruar me “Sputnik 1”, lideri sovjetik Nikita Hruschov kërkonte medoemos lëshimin në orbitë të një anijeje hapësinore më datë 7 nëntor 1957, – duke përkujtuar kësisoj 40-vjetorin e Revolucionit të Tetorit. Që nga viti 1951, ishin përdorur 12 qen për fluturime hapësinore nënorbitale dhe fluturime balistike.

Sipas burimeve ruse të kohës, vendimi zyrtar për dërgimin në hapësirë të “Sputnik 2” u mor në 10 apo 12 tetor, duke lënë në dispozicion të specialistëve rusë të hapësirës veçse 4 javë për projektimin dhe ndërtimin e anijes, duke bërë kësisoj një punë të dobët nën presion dhe të nxituar, ku shumë prej elementeve të anijes ishin projektuar keqazi.

“Sputnik 2” kishte në bord një instrument për matjen e rrezeve diellore e atyre kozmike. Anija do të mbante gjithashtu edhe një gjenerator oksigjeni, si dhe një pajisje për thithjen e dioksidit të karbonit. Për matjen e temperaturës në nivel konstant u përdor një ventilator me ndjesor, që do aktivizohej atëherë kur temperatura në kabinë të kalonte 15 gradë celsius.

U vendos gjithashtu ushqim në formë xhelatine, e mjaftueshme për një udhëtim 7-ditor, si dhe një pajisje për të mbledhur mbetjet e qenushes. Lëvizjet e qenushes ishin të limituara, pasi Laika mund të qëndronte veçse e shtrirë, por nuk mund të kthehej mbrapsht për shkak të hapësirës së pakët në kabinë. Një elektrogram dhe instrumentet shtesë do të monitoronin rrahjet e zemrës, ritmin e frymëmarrjes si dhe presionin e enëve të gjakut tek qenushja.

Fluturimi dhe momentet e kundërshtueshme

Sipas një dokumenti të NASA-s, Laika u vendos në kabinën e pajisjes së lëshimit më datë 31 tetor 1957, – tri ditë para nisjes. Në atë periudhë të vitit, temperatura e lëshimit ishte tejet e ulët. Si përfundim, më 3 nëntor, trupi i qenushes u lag me alkool, ndërsa në vendet ku u fiksuan ndjesorët, u tamponuan me jod.

Para se të nisej në hapësirë, frymëmarrja e Laikës u rrit 3-4 herë mbi ritmin normal. Sensorët raportuan se ritmi i zemrës ishte 103 rrahje për minutë, para lëshimit dhe shkoi në 240 përgjatë lëshimit. Me lëshimin drejt orbitës, pjesa ballore në formë konike u shkëput me sukses, sipas planeve, por “Blloku A” nuk u shkëput, çka solli edhe defekt në sistemin termik të kapsulës, ku ndodhej edhe Laika. Kjo solli shkatërrimin e sistemit termik, e kësisoj temperatura në kabinë filloi të rritej deri në 40 gradë celsius. Përgjatë tri orëve pulsi i Laikës kishte filluar të stabilizohej duke arritur sërish në 102 rrahje në minutë, por pas 5-7 orësh fluturim, pajisjet në tokë nuk po regjistronim më shenja jete të qenueshes.

Specialistët sovjetikë kishin planifikuar që Laika të eutanazohej me anën e shërbimit të një ushqimi të helmuar. Për shumë kohë, ish-Bashkimi Sovjetik dha deklarata kundërshtuese përmes të cilave thoshin se: “Laika humbi jetën kur mbaroi  bateria që furnizonte pajisjen me oksigjen” dhe herë të tjera: ” Laika ngordhi e eutanazuar”.

Në vitin 1999, shumë burime ruse nxorën në pah se “Laika ngordhi kur kabina u tejnxeh në ditën e katërt”. Në tetor të vitit 2002, Dr. Dimitri Maleshenkov, një prej specialistëve të misionit “Sputnik 2” tha se: “Trupi i Laikës së bashku me kabinën e djegur, u kthyen në atmosferën e tokës më 14 prill 1958”.

Shtypi i kohës, por edhe protestat popullore nuk reshtën, ashtu si në Britaninë e Madhe përmes “Shoqërisë Mbretërore për Parandalimin e Mizorive ndaj Kafshëve” (Royal Society for the Prevention of Cruelty to Animals) që regjistruan protesta të  shumta pas zyrtarizimit të misionit nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Por edhe përqark globit pati protesta për këtë trajtim që pritej t’i bëhej kafshëve për eksperimente shkencore.

Dr. Oleg Gazenko në vitin 1998 do të shprehte keqardhjen për shtypin ndërkombëtar : “Puna me kafshët është një burim vuajtjesh për secilin prej nesh. I trajtojmë si fëmijë, të cilët nuk mund të flasin. Aq më shumë kalon koha, aq më shumë më dhemb. Nuk duhej ta bënim këtë gjë…Nuk mësuam mjaftueshëm nga ky mision, për të justifikuar vdekjen e Laikës…”.

Protesta të tjera u mbajtën asokohe para selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkua dhe në Nju Jork. Laboratorët e Shteteve të Bashkuara i kishin ofruar çdo mbështetje sovjetikëve, deri pak para lajmit zyrtar të lëshimit të Laikës, drejt hapësirës. Të gjitha këto protesta bënë që Belka dhe Strelka, – dy qentë e përdorur për misionin “Sputnik 5”, tri vite pas “Sputnik 2”, – të ktheheshin shëndoshë e mirë në tokë.

Në kulturën popullore

Emri i Laikës është i lidhur me pionierin e parë të hapësirës e për të flitet në shumë libra, artikuj, apo botime të specializuara. Gjithashtu, ka qenë frymëzim për një libër me novela i quajtur “Star Wreck 7: The fido frontier” nga Leah Rewolinski (1994), “Laika” nga Nick Abadzis (2007), “Sputnik sweetheart” nga Haruki Murakami (1999), “Dr. Who – Alien Bodies” nga Lawrence Miles (1997), “Habitus” nga James Flint (1998) apo “Intervention” nga Julian May (1987).

Por gjithashtu edhe në muzikë me grupin britanik të rock-ut të formuar në 1993 me emrin “Laika”, me atë finlandez “Laika and the Cosmonauts”, por edhe në më se gjashtë këngë, ndër të cilave edhe “Laika” e grupit suedez “The Cardigans”, në albumin e vitit 1994 “Sick and Tired”. Në kinematografi gjithashtu “Laika”, ka zënë një rol të rëndësishëm, ku në vitin 1985 doli filmi suedez “Mitt liv hund (Jeta ime e qenit) me regji të Lasse Hallström (regjisor i filmit “Hachi: A dog’s story”); film i cili fitoi “Globin e Artë” dhe u nominua për Oskar, për skenar dhe regji.

Në pullat postare Laika ekziston edhe në Shqipëri! Një sërë pulla poste janë shtypur veçanërisht midis viteve ’50 dhe ’60, në Rumani, Mongoli, Shqipëri (1964), Poloni, Arabinë Saudite, Korenë e Veriut, Republikën e Çadit, Bashkimin Sovjetik, Nikaragua, etj.

Emri Laika, u përdor në ish-Bashkimin Sovjetik në markën e cigareve, në çamçakëzë dhe çokollata. Imazhet e qenushit Laika u shtypën mbi kutitë e bonboneve, në kukulla dhe lodra. Në vitin 1999, Enix nxjerr në Japoni platformën PlayStation, një lojë e cila përshkruante historinë e pasaktë të Laikës, e titulluar “Planeti Laika”. Por gjithashtu, më 11 prill 2008, Moska inauguroi një statujë bronzi ku Laika qëndron mbi një raketë. Një terren në planetin Mars, po ashtu është quajtur jozyrtarisht, më 9 mars 2005, “Laika” përgjatë misionit “Rover”, të eksplorimit të “planetit të kuq”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME