Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Banorët në Vlorë i ‘turren’ Ramës për banesat e prishura (VIDEO)

Banorë të lagjes 1 Maj në Vlorë, po protestojnë dhe po kërkojnë një dëmshpërblim për banesat që janë prishur në kuadër të ndërtimit të projektit të ‘Lungo Mares’. Ditën e sotme i pranishëm në Vlorë ka qenë edhe kryeministri Edi Rama, i cili do të takonte banorët, por në të vërtetë nuk takoi asnjë prej tyre, vetëm u shmang. Një nga qytetarët tentoi që ti flasë dhe Rama, duke i thënë se kërkon rrugëzgjidhje për problemin e tyre dhe se nuk janë të kënaqur nga bonusi i qirasë.

Banorja: Duam rrugëzgjidhje si do të na vejë ky hall?

Rama: Kush e ka me dokumenta do të shpronësohet sipas ligjit. Kush nuk e ka me dokumenta do të marri bonus qiraje për 3 vjet, më pas bashkia ka programin e ri sociale dhe kush përfiton merr banesa sociale.

Banorja: Po më pas?

Rama: Deri këtu sepse më përtej kësaj nuk ka!

Banorët: Nuk është faji jonë. Vetë e la shteti që të ndërtohej pa leje sepse ato kanë shkelur ligjin të parin. Gënjejnë për bonusin e qirasë, pasi nuk na e japin. Ky është një shtet policior, erdhën 200 polic tek familjet më të varfra në Vlorë .Kryeminsitrin nuk më la policia që të takojë kryeministrin. Ajo vlerësohet sipas çmimit të tokës, ajo vlerësohet 6 milionë lekë e blej dot një shtëpi unë me kaq lekë?! Unë nuk dua banesë sociale, jam bërë gjysëm njeriu që kam ngritur shtëpinë dhe nuk mund të dal në rrugë dhe të mos përfitoj asgjë. Kam shtëpinë, mu prishën shtëpitë doja të takoj Edi Ramën,  unë do ti thojë vetëm për strehim të fus kokën se kam ngelur në mes të katër rrugëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME