
Në një video live Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve që të dialogojnë nesër në orën 11 siç paralajmëroi më herët.
Ai është shprehur se nëse bëhen bashkë me qeverinë ata mund të zgjidhin problemet e sotme por edhe ato që do të vijnë nesër.
“Jam shumë i bindur se ky është moment i artë për të ndërtuar një mekanizëm bashkëqeverisëse me studentët, që të adresojmë një qasje këndgjerë për problematikën e universitetit. Problemet e universitetit nuk janë as të panjohura dhe as të reja, dhe jo aq të rënda sa 5 vjet më parë. Nevoja për financim infrastrukturë, kushte mësimore dhe sociale në tërësi, është e ditur, por dua ta them qartë sot: as ulja e tarifave, as investimi në konvikte, as biblioteka e re shkencore apo të tjera si këto, që janë gjëra që po bëhen apo mund të bëhen, nuk adresojnë sëmundje ”, tha Rama.