Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Nis konferenca urgjente e Berishës, zbulon lajmin e madh para gazetarëve

Ka nisur konferenca e ish-kryeministrit Sali Berisha me gazetarët, ku njoftoi se javën e kaluar avokati i tij francez ka depozituar padinë për shpifje ndaj sekretarit amerikan Anthony Blinken, në gjykatën e Parisit.

Berisha tha se në komunikimin që ka pasur dhe me avokatin francez, ky i fundit ka thënë se padia mund të ngrihet ndaj çdo zyrtari, sa kohë që shpifja përfshihet në veprat penale që nuk mbrohen nga imuniteti i zyrtarëve.

Berisha: Së pari ju falenderoj që jeni sot këtu të pranishëm, në këtë konferencë të cilën e kam thirrur për tu njoftuar ju dhe qytetarët shqiptarë, se avokati im ka dorëzuar padinë për shpifje ndaj zotit Blinken në Gjykatën e Parisit. Siç iu kam njoftuar dhe më herët që pas vendimit të Blinken për të më shpallur mua non grata së bashku me familjarët e mi, udhëzova avokatin tim për të ngritur padi, javën që kaloi kjo padi u dorëzua, dhe ju do merrni dëshminë e dorëzimit të saj. Sipas avokatit tim, kjo padi për shpifje bazohet në precedentë të mëparshëm, dhe se për shpifjen nuk ka imunitet.

Sali Berisha: Unë i bëj thirrje sekretarit Blinken në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate fakt dokument që ai apo kushdo tjetër kundër Sali Berishës apo familjes së tij.

Së pari sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykatë dhe kurrë nuk kisha menduar të ngreja padi ndaj sekretari të shtetit të Amerikës. Në këtë padi kërkoj të bëj transparencë të plotë para qytetarëve shqiptarë dhe para miqve të mi në vend dhe në botë dhe të provoj që ky vendim është politik dhe pa bazë (vijon).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME