Categories Lajme

LAJM I FUNDIT/ Rama jep lajmin: Ja ku do të vendoset karantina për koronavirusin në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka hequr kuriozitetin e të gjithëve, duke bërë me dije se karantina për të prekurit e mundshëm nga koronavirusi do të ngrihet në kavalishencën e Durrësit, Shtëpia e Pushimit e Ministrisë së Brendshme.

Duke folur në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Sigurisë, Rama tha se edhe në  spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë.

Edi Rama: Komitetit Teknik ka vlerësuar disa ambiente si përshtatshme si karantina. Është për të ardhur keq që askund si në vendin tonë të vogël nuk ndodh që politikanët të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve duke u përpjekur të përhapin panik dhe duke dezifmoruar publikun. Në asnjë vend karantinat nuk ndërtohen nëpër male, pyje apo larg zonave të banuara. Në rastin e parë të vendosjes së karantinës ne kemi përcaktuar vendosjen e shtëpisë së pushimit të Ushtarakëve në zonën e Durrësit. Me OBSH është përcaktuar përmbushja e të gjitha kushteve. Në spitalin “Shefqet Ndroqi” ka kapacitete shtesë. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin për masat e shtuara në shkolla. Janë rekomanduar qytetarët të kufizojnë udhëtimet jo të domosdoshme në zonat e prekura.

Komentet nuk i shmangu edhe për lajmet e rreme për koronavirusin, të cilat i quajtur infodemi.

Edi Rama: Ne menjëherë filluam kontaktet e domosdoshme dhe në një botë që është gjithmonë e më e vogël për shkak të ndërveprimit intensiv. Edhe në Italinë fqinje vazhdojnë përpjekjet për të gjetur pacientin zero. E panjohura tjetër është përhapja. Përhapja e tij është e shpejt. Sot diksutohen se si sot vendet në kufi me Kinën nuk kanë ende asnjë rast të prekur. Ende nuk është arritur tek një vaksinë specifike dhe mesa po mendohet kjo do të kërkojë akoma kohë. 

Është një situatë që ka zënë në befasi të gjithë botën. Përhapja e këtij virusi është e pashmangshme. Po shoqërohet edhe me infodemi (epidemi e lajmeve të konfimuara). Infodemia ka prekur mbarë botën sipas OBSH dhe në mënyrë të pashmangshme ka prekur edhe Shqipërinë. Në vendin tonë kjo situatë është shfaqur më shumë se në një formë. Tituj që mbajnë koronavirus dhe vikitmë në titull, por edhe përpjekja individuale e grupeve të caktuara për të nxitur panikun dhe për të prodhuar alarme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME