Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Vlorë ku i plagosur rëndë ka mbetur një person që udhëtonte me biçikletë. Ende nuk është mësuar mosha dhe identiteti i të lënduarit, teksa ky i fundit është goditur nga një automjet tip Volkswagen. I lënduari është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Vijon me detaje të reja…