Një banesë dy-katëshe është përfshirë nga flákët pak minuta më parë në kryeqytet ndërkohë që paraprakisht mësohet se fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz. Forcát e zjárrëfikëses kanë shkuar në vendngjarje dhe bëhet me dije se godina ndodhet në zonën e Kamzës. Në vendgjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të rënies së zjárrit. Banesa është marrë me qera nga shtetësja me inicialet L.T.
“Më datë 13.06.2020, rreth orës 16:15, në Kamëz, në rrugën “Xhorxh Bush”, ka rënë zjarr në katin e dytë të banesës me qera të shtetases L.T., ku ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen sherbimet e zjarrfikses të cilat po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe Sherbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.”, njofton policia.Foto ilustruese