Categories Lajme

Lajm i mirë nga Ballkani: Rrjeti Ballkanin për Demokracinë Lokale, zyrtarish është lançuar

Më 7 Nëntor 2019 në Kosovë po zhvillohet ngjarja e lasnimit të Rrjetit Ballkanik për Demokracinë Lokale (BNLD). Ngjarja e lansimit shënon fillimin e aktiviteteve të BNLD që nga regjistrimi i saj zyrtar në qershor të këtij viti. Përfaqësues nga shoqëria civile dhe autoritetet lokale nga Ballkani Perëndimor, organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe komuniteti i donatorëve nga Kosova janë pjesë e kësaj ngjarje të lançimit dhe prezantimit të Rrjetit. Përmes rrëfimeve personale të themeluesve të saj, është paraqitur historia e krijimit të BNLD. Si folës të ftuar, mbështetësit e BNLD do ndajnë pikëpamjet e tyre për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në kontekstin e integrimit në BE dhe prosperitetit ekonomik. Rrjeti Ballkanik për Demokracinë Lokale (BNLD) është një rrjet rajonal i krijuar nga European Association for Local Democracy (ALDA) dhe 7 Agjencitë për Demokraci Lokale (LDA-të) nga vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë të mbështesin bashkëpunimin rajonal, zhvillimin lokal dhe parimet e qeverisjes demokratike. Antarët e Rrjetit kanë punuar në bashkëpunim të ngushtë për shumë vite dhe ky partneritet rezultoi me regjistrimin zyrtar të rrjetit në Maqedoninë e Veriut në qershor të këtij viti. Balkan Network for Local Democracy (BNLD)Email: [email protected]

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME