Lajme

Lajm i trishtë, humb jetën pedagogia Nevila Dibra

Pedagogia dhe zëvendësdekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës, “Luigj Gurakuqi, ka humbur jetën pas një sëmundjeje të rëndë.

Prof.as.dr Nevila Dibra ka qenë pjesë e Departamentit të Gjeografisë të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” që nga viti 1993.

Ajo ka dhënë kontributin e saj si kërkuese shkencore në fushën e gjeografisë, turizmit dhe mjedisit me një sërë artikujsh, librash shkencorë, organizime dhe pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.

Nevila Dibra ka kryer me devotshmëri funksione të ndryshme si përgjegjëse e departamentit të Gjeografisë në vitet 2012 – 2020, anëtare e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për shumë vite,.

Ajo është dalluar për kontributin e lartë dhe energjinë e saj pozitive për zhvillimin e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Universitetin e Shkodrës.

Një humbje e madhe për familjen dhe gjithë të dashurit, për studentët, stafin e Universitetit të Shkodrës dhe gjithë ata që e njohin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close