Categories Lajme

Shfaqet varianti më i ri i koronavirusit, i quajtur Delta PLUS

Në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant koronavirusit, që studiuesit thonë se është i ri.  AY.4.2, i quajtur ndryshe edhe “Delta Plus”, është mutacioni më i ri koronavirusit. Sipas të dhënave zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, 6% e rasteve të Covid-19 që janë renditur gjenetikisht, janë të një lloji të ri “Delta Plus”.

Testet janë duke u zhvilluar për të kuptuar se sa kërcënim mund të paraqesë ky variant, por nga studimi i deritanishëm ende nuk konsiderohet si shqetësues. Ka mijëra lloje të ndryshme – ose variante – të Covid që qarkullojnë në të gjithë botën. Viruset pësojnë mutacion gjatë gjithë kohës.

“Delta” origjinale u klasifikua si një variant shqetësues që nga fillimi i vitit 2021 pasi kapërceu variantin “Alpha” për t’u bërë lloji mbizotërues i Covid-19 në qarkullim.

Por në korrik 2021 ekspertët identifikuan AY.4.2. ose ndryshe “Delta Plus”. Kjo degë ose nën-linjë e Delta është rritur ngadalë që atëherë. Ai përfshin disa mutacione të reja që ndikojnë në proteinën “spike”, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona.

Shkencëtarët po kontrollojnë vazhdimisht për ndryshimet e reja gjenetike që po pëson Covid-19. Disa variante të reja janë shqetësuese, por shumë janë të parëndësishme. Puna e vështirë është zbulimi, ndjekja dhe menaxhimi i atyre që mund të kenë rëndësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME