Një automjet është përfshirë nga flakët në Vlorë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në lagjen “15 Tetori” para Bashkisë së qytetit “Ka marrë flakë automjeti tip furgon Volskwagen Kaddy në pronësi të shtetasit Fatjon Pashku.”, thuhet në njoftimin e policisë. Sipas burimeve pronari i makinës është Fatjon Pashku, me origjinë nga Delvina por jetonte prej kohësh në Vlorë. Grupi hetimor po punon në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e rastit.
Categories
Lajme