Lajme

Lajmi në rrjetet sociale për ‘vdekjen’ e Vjollcës, reagojnë për JOQ familjarët: S’është e vërtetë, është gjallë!

Më herët gjatë ditës u njoftua se Vjollca, zonja e cila u bë e “njohur” në një emision televiziv për debatin e saj me bashkëshortin kishte kryer vetëvrasje pas bullizimit që kishte përjetuar nga shqiptarët.

Ishte faqja “Xh0vani” ajo që kishte postuar e para këtë lajm duke shtuar se djemtë e Vjollcës e kanë braktisur të ëmën pasi janë ndjerë të turpëruar nga dalja e saj në televizion. Sipas “Xh0vani”, Vjollca ka kryer vetëvrasje për shkak të mbingarkesës së krijuar pasi emisioni dhe videoja e saj u bë virale.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, edhe menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika e ripostoi këtë lajm duke shkruar në lidhje me bullizmin që ushtruan shqiptarët ndaj zonjës Vjollca. Demika shprehu edhe ngushëllimet në postimin e tij në lidhje me këtë lajm, duke shtuar se fajin për këtë ngjarje e ka populli që e bullizoi dhe u tall me të dhe jo vetë Vjollca e cila ka menduar ose gabuar për diçka.

Ndërkohë edhe faqe të tjera në rrjetet sociale përhapën me shpejtësi lajmin se gruaja ka vdekur, duke shprehur ngushëllimet por edhe duke treguar faktin se arsyeja e “vetëvrasjes” së Vjollcës ishin fjalët që shqiptarët i thanë dhe se si u tallën me të në video të ndryshme.

Por familjarët e Vjollcës kanë deklaruar për JOQ ALBANIA, se zonja është gjallë dhe se ky lajm është krejtësisht i pavërtetë. Ata shprehen se Vjollca është shëndosh e mirë, jeton me bashkëshortin e saj, ndërsa djemtë i ka në Itali. Ne si redaksi në çdo lajm që publikojmë, shtojmë burimin nga ku është marrë lajmi apo informacioni dhe në këtë rast janë “Xh0vani” dhe Xhani Demika, të parët që publikuan lajmin dhe në lajm janë cituar.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: