Lajme

“Lajthit” Jenisheri: Shyqyr që më keni mua, që futa Shqipërinë në OKB

Pavarësisht se në zgjedhjet e 25 Prillit doli me një “grusht vota”, deputetit të opozitës së re, Selami Jenisheri, njëherësh kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë nuk i mungon guximi për të dalë në foltoren e Kuvendit për t’u mburrur me “arritjet” e tij.

Në seancën e sotme plenare, Jenisheri u shpreh se falë tij, Shqipëria është pjesë e OKB-së, ndërsa u kërkoi deputetëve që ta dëgjonin për të votuar edhe ligjin e detektivit privat.

“Ti me thënë shyqyr që doli një deputet si Selami Jenisheri që e futi Shqipërinë në atë fondacion në një organizatë si ajo e Kombeve të Bashkuara. Ne jemi anëtarë të OKB-së, paguajmë taksa dhe ata kanë rregull kur bie cikloni, tërmeti, përmbytjet, ata japin ndihmën e vet.

Kjo është e drejta jonë në pjesëmarrjen në atë organizatë. Por Selami Jenisheri, jo vetëm ka bërë të mundur këtë gjë, por kam propozuar të vihet ligji i detektivit privat.

Sepse ne na mungon dhe po të jetë pjesë e ligjit tonë atëherë le të vjedhin, le të shkelin ligjin deputeti, dhe unë një prej tyre e kam vendin në burg, atëherë shikoni ju cfarë drejtësie ka Shqipëria, pa detektivit privat harrojeni drejtësinë, harrojeni Shqipërinë” tha ai.

Fjalimi i tij ka shkaktuar të qeshura dhe gallatë në sallën e parlamentit nga të dy kampet, shumicës socialiste dhe opozitës së re. Selami Jenisheri u fut në Kuvend nga listat e PD-së, pasi opozita dogji mandatet, por në 25 Prill mori vetëm 13 vota./ db/ Abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexo edhe:

Close
Back to top button
Close
%d bloggers like this: