fbpx
Lajme

Lamborghini kapet duke ‘fluturuar’ me 236 km/h në Fier

Shofer i Lamborghini-t që lëvizte me shpejtësinë marramendëse 236 km/h në një rrugë që lehoje deri në 126 km/h është përballur me patrullën e policisë së Fierit teksa është regjistruar në radar. Blutë e Fierit njoftojnë se kanë  ndaluar drejtuesin e mjetit luksoz, i cili po ecte me shpejtësi të papranushme në kulmin e trafikut ndërsa ngjarja ka nodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Tiranë–Vlorë gjatë kontrolleve.Sipas Policisë, prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje.

“Në ByPass-in Fier – Vlorë. Vijon kontrolli me nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për aksidente rrugore. E papranueshme dhe e pajustifikueshme kjo që bën drejtuesi i këtij mjeti luksoz, i cili është konstatuar nga Policia Rrugore duke drejtuar automjetin me 236 km/h. në kulmin e trafikut.

Prej mëngjesit të sotëm deri tani janë tërhequr 21 leje drejtimi nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në rrugën nacionale Tiranë – Vlorë gjatë kontrolleve me lëvizje. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe radari dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq aksidenti ju pret apo me keq akoma patenta shkon në shtëpi pa ju. Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë”, njofton policia.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button