Categories Lajme

Lame, Qytetarët të tmerruar nga premtimi i PD për anulimin e ligjit 20/20, 2600 legalizime në muaj, 17 700 në 2020

Qeveria dhe Parlamenti kanë bërë detyrën e tyre me plotësimin e kuadrit ligjor të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, sa i takon ligjit të njohur si 20/20-ta dhe falë kësaj ndërmarrjeje në vitin 2020, u pajisën 18 700 familje bujqësore me certifikatën e tokës, ndërsa çdo muaj po pajisen rreth 2400-2600 familje me certifikata pronësie.

Artan Lame, kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës e ka etiketuar “marrëzi” premtimin e bërë nga Partia Demokratike për anulimin e ligjit 20/20 të Kadastrës, madje, sipas tij, miratimi dhe plotësimi i kuadrit ligjor në fjalë, ka frymëzuar optimizëm dhe entuziazëm tek qytetarët dhe shifrat e tregojnë këtë, ndërsa premtimi për anulimin e ligjit i ka futur tmerrin qytetarëve.

Në një deklaratë për mediet, Lame tha se me miratimin e kuadrit ligjor, qeveria dhe Kuvendi bënë të zbatueshëm ligjin 20/20, duke frymëzuar optimizëm tek qytetarët për zgjidhjen e problematikave që lidhen me pronësinë.

“Në mesin e vitit të shkuar hyri në fuqi ligji që tashmë njihet si “20/20-ta”. Dhe përgjatë gjysmës së dytë të vitit, u bë pajisja e këtij ligji me aktet nënligjore, që e bëri ligjin të zbatueshëm. Tashmë, në njëfarë mënyre qeveria e parlamenti e kanë bërë detyrën e tyre, kanë pajisur Kadastrën me një legjislacion krejtësisht të ri, të saktë, të zbatueshëm. Detyra tani mbetet tek Kadastra për ta bërë legjislacion të aplikueshëm në terren”, – tha Lame.

Sipas tij, pritshmëria e njerëzve është e jashtëzakonshme. Ai tha se janë mbi 200 000 familje ende s’kanë marrë certifikatën e tokës.

“E shoh nga ankesat, kërkesat, nga letrat që vijnë në Kadastër. Në njëfarë mënyre që vjet, që në gjysmën e dytë të vitit, nxorëm “shejtanin nga shishja”, moria e dhjetëra-mijëra, e qindra-mijëra çështjeve, pasi janë mbi 200 000 familje që ende s’e kanë marrë certifikatën e tokës, ishte nxjerrja e “shejtanit nga shishja”. Këta persona e kishin fjetur mendjen që rrinin në shtëpi pa patur shpresë se do ta merrnin certifikatën e tokës. Tani pas bërjes së legjislacionit të ri, të gjithë u zgjuan dhe ndihemi dhe të përkëdhelur nga njëra anë, sepse tregon që njerëzit kanë besim, dhe nga ana tjetër është rritur shumë presioni i njerëzve për zgjidhjen e hallit të tyre”, – tha Lame.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në këtë kuadër sqaroi edhe trajnimin e sotëm të drejtuesve së drejtorive rajonale të Kadastrës në Veriun e Shqipërisë, ku sipas Lames, problematikat kanë burimin nga e shkuara.

“Takimi i sotëm është me drejtoritë e veriut të Shqipërisë për të bërë një trajnim dhe koordinim të mënyrës se si po veprohet dhe si do të veprohet në të ardhmen në kuadër të zbatimit të ligjit. Janë të gjitha drejtoritë e veriut, përfshirë drejtoritë e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Lezhës, gjithë zonës së Kurbinit, Mirdita, Hasi, Tropoja, Dibra, Mati e Bulqiza. Të gjitha drejtoritë e Veriut, pasi kemi vendosur që Shqipëria do të ndahet në tre blloqe, Shqipëria e Veriut, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut. E nisëm me të Veriut, sepse problematikat me tokën i ka dhe më të ngatërruara. Kjo sepse nuk i janë nënshtruar as zbatimit të Ligjit 7501. Dhe pikërisht për zbatimin e ligjit të ri në aktualitetin që ndodhet Veriu i vendit, është dhe logjika e trajnimit të sotëm”, – theksoi Lame.

I pyetur nga mediet për akuzat e ngritura nga opozita, për përdorim të çështjes së legalizimeve për fushatë elektorale, Lame nënvizoi se ritmi i shpërndarjes së certifikatave është i njëjtë me muajt e shkuar.

Lame shtoi se aplikimi është online tek “e-Albania” dhe nuk ka asnjë shans që qytetari të identifikohet në mënyrë partiake tek “e-Albania”, pasi aty nuk ka asnjë buton që përcakton se cilës parti i përket qytetari dhe përgjigjen “hallexhiu”, siç e cilësoi Lame qytetarin, e merr online.

“Akuza nga PD për përdorimin e legalizimeve për fushatë elektorale? Mjafton të tregoj grafikun e legalizimeve dhe certifikata të tokës gjatë vitit të fundit, që s’ka asnjë ndryshim në rritje apo zvogëlim. Është absolutisht i njëjtë. Nuk është se dikur bënim 100 legalizime në muaj dhe tani po bëjmë 1000 për fushatën”, – tha Lame.

“Kadastra prodhon rreth 2400-2600 legalizime në muaj, aq vazhdon edhe në mars, i njëjti ritëm është dhe për shërbimet kadastrale dhe që kanë po të njëjtin interes dhe për certifikatat e pronësisë së tokës bujqësore. Në vitin e kaluar ne ndamë, pajisëm 18 700 familje bujqësore me certifikatën e tokës. Në vitin 2019 ishin 8000 dhe para vitit 2019 është e kotë ta them, se është shifra është vetëm me disa qindra”, – tha Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Sipas Lames, “ritmi i vjetshëm lidhet direkte me ligjin e ri të futur në funksion. Ndryshoi procedura dhe çoi sinjalin që po funksionon ky ligj i ri. Për më tepër është fare e dukshme që aplikimet, qoftë për legalizimet apo tokën bujqësore, bëhen online dhe online tek “e-Albania”, dhe aty s’ka kutizë ku thua je me PD apo PS. Nuk ka asnjë mënyrë për të identifikuar se me kë është hallexhiu, hallexhiu ka vetëm një formular aplikimi, që tregon se një qytetar ka këtë hall dhe i përgjigjemi në mënyrë elektronike hallit të tij”, – nënvizoi Lame.

“Procesi i legalizimit ka një ritëm standard, vijon të njëjtin ritëm dhe në muajt në vazhdim. I vetmi ndryshim do të ishte, nëse do zbatojmë atë që e quajtëm si program të PD, që do ta anulojmë ligjin 20/20, që do ishte marrëzia më e madhe, që është një nga arsyet se përse na janë shtuar dhe aplikimet, pasi njerëzit kanë dëgjuar këtë histori dhe i ka kap tmerri dhe duan ta mbarojnë tani, se pale çfarë bëhet pas. Ligji është zgjidhja e të gjithë problemeve dhe do vijojë të funksionojë edhe më tej”, – tha Lame.

I pyetur për situatën tek “Rana e Hedhun” në zonën e Lezhës, Lame tha se situata është mishmash me mbivendosje të titujve të pronësisë.

“Tek “Rana e Hedhun” është regjistrimi i tokës mishmash, me mbivendosje ndër vite të titujve të ndryshëm të pronësisë. Aty ka toka që mund të regjistrohen, por aty ka dhe toka që s’mund të regjistrohen, e s’kanë si të regjistrohen kurrë, se janë në vijën e parë të bregdetit. Po ashtu ka dhe toka që duhet që gjykata t’i japë një zgjidhe për shkak të mbivendosjes”, – nënvizoi Lame.

Lame tha se ligji 20/20 i ka dhënë dhe zgjidhje përfundimtare dhe objekteve që s’mund të legalizohen.

“Edhe për këtë e kemi parë publikun në sy dhe ja kemi bërë të qartë se ka një kategori objektesh që nuk mund të legalizohen, pasi nuk ka sens të legalizohen në zonat të mbrojtura, anash rrugëve. Por ligji u ka dhënë zgjidhje, krijimi i një regjistri, sapo është krijuar, sepse është bërë në kohën e përcaktuar në ligj, ku futen këto objekte që s’mund të legalizohen dhe pronarët përfitojnë në momentin kur një projekt zbatohet në atë zonë, dëmshpërblehen. Nëse toka është e tyre, patjetër do shpërblehen dhe për tokën”, – tha Lame.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME