Categories Lajme

Lamtumirë Stella, lamtumirë 21-vjeçares prej Shkodre

L’Aquila, Itali  – Më 28 nëntor, një aksident i rëndë u raportua nga mediat italiane në autostradën që të çon në Bazzano, në të cilin humbi jetën 21-vjeçarja Stella Luciani. Mediat italiane e dhanë me pikëllim lajmin për ndarjen e saj nga jeta sepse ishte vetëm 21 vjeçe duke shtuar se ishte me origjinë nga Marana di Montereale, jetonte në L’Aquila dhe ndiqte kolegjin IPSIASAR Leonardo Da Vinci.

Por ajo që u mësua më pas, kur zia dhe trishtimi pushtuan në masë komunitetin e L’Aquila dhe të Montereale, kur dy kryebashkiakë shprehën dhimbjen e thellë për humbjen e kësaj jete të re, ishte fakti se Stella Luciani, ishte bija e Berardino Luciani, por edhe e Merita Hoxhës, një zonje shqiptare, një zonje nga Shkodra. Nga ajo vdekje u prek në masë komuniteti shqiptar,  u prekën qindra familje nga humbja e asaj jete të re dhe ngushëllimet në adresë të familjes vazhdojnë të vijnë pa pushim.

Stella u plagos rëndë më 28 nëntor rreth orë 15:00 në një pjesë të autostradës ku nuk ishte hera e parë që ndodhnin aksidente me pasoja të rënda. Ajo ishte duke drejtuar makinën me dy shokë – dy djem të moshës 18 dhe 22 vjeç – kur makina, e cila po shkonte drejt Bazzano-s, u përplas me ndarëset e rrugës dhe më pas u përmbys.

21-vjeçarja pësoi lëndimet më të mëdha dhe u transportua me ambulancë në urgjencën e San Salvatores, por edhe pas një operacioni delikat, nuk arriti të mbijetonte.

Zia pushtoi Montereale dhe L’Aquila për humbjen tragjike të një jete të re, por sidomos për respektin e madh që gëzojnë prindërit e saj dhe të afërmit e saj shqiptarë që jetojnë aty prej mëse 20-vjetësh.

Kryetari i bashkisë L’Aquila, Pierluigi Biondi, ditën e vdekjes së Stella Luciani shprehu ngushëllimet e thella të bashkisë dhe stafit “për tragjedinë e ndodhur në autostradën e Bazzano. Tragjedi që e largoi Stella Lucianin nga dashuria e familjes së saj, të cilëve u shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta, të miqve, miqve të saj. Gjej rastin të shpreh ngushëllimet e mia edhe për kolegun tim kryebashkiak të Montereale, Massimiliano Giorgi, për pikëllimin që ka goditur komunitetin e tij. Një zi që na prek të gjithëve”, ka thënë kryebashkiaku Biondi./ar.sh/SYRI.NET

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME