Categories Lajme

Largimet e Majkos dhe Xhafajt/ Rama: Partitë nuk janë stenda për “vazot e antikitetit”

Vendimi i Edi Ramës për shmangien nga listat e kandidatëve të disa prej veteranëve të Partisë Socialiste, si Pandeli Majko dhe Fatmir Xhafaj janë komentuar shumë në media. Por kryesocialisti e ka shpjeguar vendimin e tij, duke i krahasuar me “vazot e antikitetit”, që nuk janë më funksionalë në parti.

“S’kam asnjë diskutim për shokët e miqtë që nuk janë këtu. Ata e kanë vendin përherë këtu. Çështja është për shoqërinë: A mjafton kjo për ato që kalojnë me biçikletë atje? E shkuara me një parti politike nuk është arsye që një njeri të votojë. Partitë politike janë për të jetuar në lartësinë e të sotmes dhe jo për t’iu drejtuar dikujt në lartësinë e të djeshmes. Në se nuk bëj dot këtë për çfarë i duhem unë Partisë socialiste? Nuk janë stenda për t’u vemdosur vazot e antikitetit. Se vazot e antikitetit kanë shumë vlerë. Sali Berisha ka shumë vlerë për antikitetin. Po për ça duhen? Për të ndaluar emigraconin? Do të kthehen njerëzit se është Berisha aty?” tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME