Lajme

Lazarat, Zjarri përfshin kodrën

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe kodre në fshatin e Lazaratit pasditen e kësaj të hëne. Flakët kanë përfshirë sipërfaqen e kodrës në lagjen Kordhocë. Forcat zjarrëfikëse mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Mësohet se zjarri ka shkrumbuar afro 1 dynym kullotë ndërkohë që u shpëtuan 50 pemë ulliri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: