Lajme

LDK shpall fitoren në Prishtinë dhe 4 komuna të tjera

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Përparim Rama është kryetar i ri i Prishtinës. Abdixhiku tha gjithashtu se LDK-ja ka fituar edhe ne Fushë-Kosovë, Viti, Junik dhe Dragash.

Në një konferencë për media, Abdixhiku ia ka uruar fitoren Ramës, duke thënë se do të drejtoje në Prishtinë me kujdes të madh.

“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, LDK-ja ka marrë 51,07 për qind ose 40.658 vota. Arben Vitia nga LVV ka 48,93 për qind ose 38.958 vota. nNë këtë përiqndje nuk hyjnë votat me kusht dhe ato nga diaspora.

Kandidati për kreytar të Prishtinës, Përparim Rama në konferencë për media së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se zotohet se do të jetë kryetar i të gjithëve.

“Emocionin e kësaj fitore s’mundem me përshkru me fjalë kjo është fitore e secilit banor pa dallime. Vota jote sot tregon se jemi të emancipuar, vota jote sot më fuqizon me privilegjin me qenë kryetar i Prishtinës, të kryeqytetit që duke qenë i gjithë Kosovës. Unë Përparim Rama kryetar i Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, që punoni dhe jetoni këtu”, tha Rama.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: