Categories Lajme

Lë vajzën 6-muajshe dhe niset për punë në Kroaci, zhduket pogradecari

Ai kërkohet nga studio e emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report TV nga prindërit e tij, Neki dhe Sajmira Baçi. Teksa rrëfejnë si i humbën kontaktet me të birin, ata thanë se Mikalei emigroi drejt shtetit kroat për të punuar disa muaj, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Ishte fundi i muajit marsit, kur i biri u nis me pasaportën e tij dhe me kontratë pune, çka ja mundësoi shoku i tij me emrin Visi Korça, ai i cili i pagoi edhe shpenzimet e rrugës.

Më 19 prill do të ishte kontakti i fundit që familjarët patën me 20-vjeçarin, por pas kësaj, telefoni i tij rezulton i fikur. Pogradecari, djali i parë i çiftit Baci emigronte shpeshherë në shtete të ndryshme për të gjetur punë. Nga informacionet që familjarët kanë mundur të sigurojnë, dyshohet se Mikalei ka rënë në burg.

Kur folëm për herë të fundit tha se ishte nisur për punë, të cilën e kishte afro 2 orë larg nga vendi ku banonte. Të nesërmen shoku më tha se djalin e kishte kapur policia, ndërsa ngiste makinën pa patentë, por nuk na tregoi se në cilin qytet ishte. Ai u largua në mars, kur u nis nga Tirana me passaportë dhe me garanci pune.

Një shoku i tij e ka ndihmuar për të kaluar. Ishte me qira në Pogradec nuk ia dilte dot. Nuk e kam parë dhe nuk e kam dëgjuar as zërin. Nëse është në bur,  të paktën ta di të sigurtë.

Nuk kemi bërë denoncim në polici, pasi e kemi pritur të kthehet vetë. Ju lutem kush e ka parë të na informojë se me zor e kam rritur atë djalë, me shumë mundime. Uroj të jetë mirë me shëndet dhe të dalë e vertetta në dritë

Ai është martuar dy vite më parë me Melisa Pjetrin dhe janë prindër të një vajze 6 muajshe. Zhdukja e djalit, ka shkëputur edhe marrëdhëniet e gjyshërve me mbesën e tyre.

Ata kanë thuajse tre muaj që nuk kanë kontakte as me nusen e Mikaelit, ndërsa çifti jetonin në një banesë me qera në qendër të qytetit të Pogradecit.

Është bërë baba i një vajze 6 muajshe. Nusja thotë që nuk vij aty, ku jetoni ju do jetoj vetë me qira. U bënë 3 muaj që s’i kemi takuar më nusen dhe mbesën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME