Categories Lajme

Lefter Koka mbetet në burg/ Apeli i GJKKO nuk ndryshon masën për ish-ministrin

Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka i arrestuar për korrupsion lidhur me aferën e  inceneratorit të Fierit.

Në seancën e kësaj të premteje, Gjykata e Apit të Posaçëm ka refuzuar kërkesën e Kokës për masë më të butë sigurie, duke vendosur që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë e cila vendosi qe ish-ministri të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndaj ish-ministrit të Mjedisit rëndojnë tre akuza, ajo e “Korrupsionit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe ajo e pastrimit të parave”.

Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK  për çështjen e inceneratorit të Elbasanit, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Sipas prokurorisë ministria e Mjedisit nën drejtimin e Kokës nuk ka kryer veprimet e plota përgatitore për dhënien e koncensionit.

Ankimimi për masë më të butë është bërë me pretendimin se ai nuk ka përgjegjësi për shpronësimin, pasi dokumentacioni është përgatitur nga ekspertët e ministrisë së Mjedisit.

Nga ana tjetër SPAK pretendon se, Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, e për këtë shkalla e parë ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”. Koka akuzohet edhe për Inceneratorin e Elbasanit që sipas prokurorisë ish-ministri ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për ndërtimin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME