Categories Lajme

Legalizuan banesën me letra falso, nën hetim zyrtari i ALUIZNI-t

Një regjistrues pranë ALUIZNI-t dhe një qytetar janë proceduar penalisht, i pari me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe i dyti me atë të fallsifikimit të dokumenteve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

Mentor Tola, 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Beqir Gjura, 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME