Categories Lajme

Lehtësim i trafikut në aksin e Radhimës/ Balluku: Bypass-i i Vlorës gati për sezonin turistik

Në bypass-in e Vlorës, punimet po avancojnë me ritëm të shpejtë, në mënyrë që ky segment të jetë i hapur për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit turistik.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi sot ecurinë e punimeve në këtë segment rrugor dhe u shpreh se, “punimet nuk këtë rrugë nuk kanë qenë të lehta, pasi gjeologjia e tokës ka sjellë problematika, ashtu sikurse edhe studimi i munguar në këtë vepër i bërë në vitin 2009 ka qenë sipërfaqësor, pa treguar të gjitha të fshehtat e nëntokës me të cilat ne po përballemi sot”.

Balluku tha se, “një suprizë gjatë punimeve në këtë segment rrugor, ka qenë gjetja e rreth 25 shpellave të fshehura në formacione, që ishin llogaritur si formacione të forta të gurit gëlqeror. Por gjetja e shpellave ka sjellë rrëshqitje të skarpateve dhe na ka frenuar disi në përshpejtimin e punimeve”.

“Bypass-i i Vlorës do të jetë i hapur në këtë sezon veror turistik dhe të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj që kalojnë pushimet në rivierën tonë të mos qëndrojnë në radhët e gjata të automjeteve, që shoqërojnë aksin rrugor të Radhimës gjatë sezonit veror”, tha Balluku. “Sot vepra është përfunduar në pjesën më të madhe të gjurmës që është asfaltuar dhe në të ndodhen 5 vepra arti, ura, 3 nga të cilat janë të përfunduara dhe brenda 20 ditëve do të vendosën trarët e urës numër 4”, theksoi Balluku.

Bypass-i i Vlorës ka një gjatësi prej 29 kilometrash dhe përfundimi i kësaj vepre pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë sezonit turistik, në drejtim të bregdetit të jugut. Balluku tha se pas përfundimit të bypass-it të Vlorës nis ndërtimi i rrugës nga Porti i Jahteve në Shën Elizë, që do të lidhë qafën e Llogorasë me bypass-in e Vlorës dhe shumë shpejt nis ndërtimi i aeroportit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME