Categories Lajme

Leja e drejtimit/ Gati manuali zyrtar i teorisë pa pagesë

Për herë të parë që nga krijimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (1999) është gati manuali zyrtar i teorisë papagesë për lejen e drejtimit të mjeteve.

DPSHTRR bën të ditur se pas 4 muaj punë, grupi i specialistëve dorëzoi materialin përfundimtar të manualit të ri mësimor për përgatitjen në teori për lejedrejtimin e kategorive A1, A2, A, B1, B, bazuar në parimet e Kodit Rrugor dhe akteve zbatuese në fuqi. Sipas DPSHTRR, manulai i ri trajton 25 tematika, përfshirë tërë risitë e në përputhje me direktivat Komisionit Europian 2020.

“Direkt pas miratimit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë po vijon faqosja e dizenjimi për të vijuar me publikimin online dhe botimin/shtyp për shpërndarje për gjithë sektorin dhe aplikantët”, bën të ditur DPSHTRR. Kjo sipas saj, i jep fund epokës kur drejtorat e patentave u shisnin me pahir kursantëve e autoshkollave “veprat” e tyre. Po ashtu i jep fund klientelizmit me “blini librat e mia”. “Librat mësimore dhe manualet profesionale të testimit çertifikohen nga shteti dhe janë informacion i hapur për publikun, në dispozicion të çdo nxënësi”, theksoi DPSHTRR./a.gjonaj/atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME