Categories Lajme

Leja prindërore për Gjin Gjonin/ KLD: Keqardhje për deklaratën e Etilda Gjonajt

Akuzave të ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, se Këshilli i Lartë i Drejtësisë i ka dhënë lëje prindërore 2-vjeçare gjyqtarit të Apelit, Gjin Gjoni, në shkelje të ligjit, ky institucion i është përgjigur duke theksuar se deklarata e ministrës nuk është objektive dhe korrekte.

Kjo, pasi sipas KLD-së, ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezente në mbledhje.

Më datë 11 tetor 2018 u zhvillua mbledhje për çështjen në fjalë.

“Në kushtet kur Ministrja Gjonaj nuk ka qenë prezent në mbledhjen e zhvilluar, deklarata e saj për mungesë transparence nga KLD, nuk është objektive dhe aspak korrekte në citimet e saj”, thuhet në deklaratën e KLD-së.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj denoncoi një akt dministrativ të futur në mbledhjen e datës 11 tetor pa qenë në rend dite, dhe po atë ditë është miratuar. Gjin Gjoni, gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, njëkohësisht anëtar i KLD-së, ka marrë një leje 2-vjeçare prindërore.

“Vendimi është marrë me argumentimin se gjyqtari është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh për vizita në shtetin gjerman ku ndodhet familja e tij.”, tha Gjonaj.

Sipas ministres kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme. Për votimin e këtij akti duheshin 2/ 3 dhe meqë KLD nuk i kishte pjesë e votimit është bërë dhe Gjin Gjoni.

Por pas kësaj deklarate reagoi vetë gjyqtari Gjoni, i cili thotë se mbledhja e është zhvilluar në kornizë të ligjit, ndërsa shton se ministrja nuk është e informuar pasi ka munguar në mbledhje.

“Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë  është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem”, tha Gjoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME