Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Ksamil, shkarkohen 5 inspektorë të bashkisë Sarandë

5 inspektorë terreni të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë janë shkarkuar nga detyra. Ata akuzohet se kanë lejuar kryerjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.

Urdhri i shkarkimit të tyre është firmosur nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma me motivacionin “Për moskryerje të përsëritur të detyrës funksionale me pasoja të rënda”.

Një nga të shkarkuarit është inspektori Engjëll Braho, ku Shqiptarja.com zotëron dokumentin e shkarkimit të tij nga puna për shkak të cenimit të detyrës.

Mbrojtja e Territorit dhe zbatimi rigoroz i Kodit Penal për aktivitetet e paligjshme, nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve, lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është shpallur prioritet nga qeveria duke thënë  se kjo luftë duhet të ketë të njëjtin angazhim dhe të policisë si në atë të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër të prerë që të nisë operacioni nga Velipoja deri në Ksamil për paligjshmërinë, përfshirë dhe ndërtimet pa leje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME