Ndjehen lëkundje tërmeti sërish në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake raportohet se tërmeti ishte me magnitudë 3.7 ballë i shkallës Rihter.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në Drezës të Dibrës, kurse lëkundjet janë ndjerë në zonat përreth dhe deri në Tiranë.
Lëkundjet e sotme pasojnë atë të një ditë më parë, i cili pati si epiqendër Klosin dhe për pasojë u regjistruan një sërë dëmtimesh në banesat përreth epiqendrës.