Nga kryebashkiaku Dritan Leli
Ka nisur që në mëngjes, me të gjithë ekipin, puna në Pyllin e Sodës. Prej ditësh jemi përqendruar me të gjitha fuqitë që ta rikthejmë pyllin siç banorët dhe vizitorët e kujtojnë.
Që t’ia dalim, jo vetëm që duhet ta vijojmë këtë punë për ditë e muaj me radhë, por duhet të kemi edhe mbështetjen tuaj për ta mbrojtur dhe mos e ndotur mushkërinë e Vlorës.