Nga Dritan Leli
Iu bashkova takimit të sotëm me prindër e mësues, në Ditën Botërore të Autizmit, së pari si prind, pastaj si mjek e drejtues i qytetit, për t’i nxitur e përkrahur në mënyrë që fëmijët të mos vuajnë pengesat a stereotipizimet, as nga pikëpamja sociale dhe as ajo institucionale.
Bashkia Vlorë ka vënë në gatishmëri të fëmijëve me nevoja të veçanta, 22 mësues mbështetës. Bashkë me ta dhe me gjithë tjetër ç’do t’iu nevojitet, shpresoj që t’i lehtësojmë, fëmijët, por sidomos prindërit, nga kujdesi i shtuar që duhet të tregojnë. Komunikimi dhe mirëkuptimi i vazhdueshëm janë dy elementë të rëndësishëm për të jetuar të barabartë.