
Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka zbritur në terren, ku tashmë situata si pasojë e daljes së lumit nga shtrati është përkeqësuar. Në një deklaratë për mediat, Leli bën me dije se banorët, shtëpitë e të cilëve janë në rrezik janë akomoduar tek të afërmit.
Ai thotë se janë marrë masa për bllokimin e argjinaturës së çarë, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që janë në rrezik të largohen pasi uji mund të sjellë të papritura.
Dritan Leli: Kemi shkuar shtëpi më shtëpi, kemi njoftuar banorët që kanë banesat më në rrezik në të gjithë territorin e Nevoselës.
Kanë zgjedhur që të shkojnë te të afërmit dhe jo tek vendet e akomodimit që ka ofruar Bashkia. Mjetet e Bashkisë, janë për të bërë bllokim të pjesës së argjinaturës që është investuar së fundmi.
Do bëjmë maksimumin për të minimizuar dëmet. Është një situatë që do përkujdesje dhe angazhim. U bëj thirrje qytetarëve që janë në zonat në rrezik që të largohen sa më shpejt. Nuk mund të parashikojmë se çfarë ndodh. Uji ka të papritura. Në zonën e Memaliajt dhe të Përmetit ka ulje të nivelit të lumit të Vjosës.