Categories Lajme

Leonard Beqiri kandidati për deputet për qarkun e Vlorës per të qënë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë

Leonard Beqiri kandidati për deputet për qarkun e Vlorës per të qënë pjesë e Parlamentit të Shqipërisë. Zgjedhjet që zhvillohen më 25 prill 2021 pritet të rezultojnë pozitive dhe një sukses për Beqirin, I cili gjithashtu ditë pas dite ka fituar dhe mbështetjen e qytetarëve vlonjatë që shohin tek Beqiri njeriun që do ti përfaqësojë denjësisht në Kuvendin e Shqipërisë.

Njëherësh kjo mbështetje nga qytetarët e Vlorës, janë një garanci për investime ne qytetin bregdetar, investime për të cilat ka nevojë vendlindja e Beqirit.

Po kush është Leonard Beqiri, cila është karriera e tij politike, dhe sidomos profesionale, ku ka qënë kontributi i tij brenda dhe jashtë vendit.

Leonard Beqiri është një djalë nga Vlora që ka mbaruar Akademinë Ushtarake dhe që në moshën 23 vjeçare është emëruar Komandant i Batalionit të Morinës, batalioni më i madh në Shqipërinë e kohës… Në vitin 1992, pas ndryshimeve që ndodhën në vend u largua për në Gjermani. Atje u vendos dhe me ambicie të mëdha iu fut shkollës së administrim biznesit. Falë rezultateve mbresëlënëse arriti të siguronte bursë në Kaliforni dhe u laurua në Fox University, në degën e Administrim Biznesit.

Pa u ndalur Leonardi ndoqi Universitetin Katolik Anglikan të Floridës duke doktoruar në politikat ndërkombëtare, duke u vlerësuar si profesor nderi i këtij universiteti. Pas mbarimit të studimeve dhe kualifikimeve Leonard Beqiri u vendos në qytetin e AAchhen në Gjermani. U ingranua me shpejtësi në jetën politike të qytetit duke u bërë pjesë e Partisë Social Demokrate gjermane që nga viti 2005.

Në vitin 2006 u zgjodh anëtar i kryesisë së SPD në Ost Verrain AAchen. Leonard Beqiri nga ana tjetër, në vendin e tij në Shqipëri, është një ish themelues i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim; organizator dhe kryetar i LSI në Diasporë deri në vitin 2009 me marrjen e detyrës si zv.ministër. Nën kujdesin e zotit Beqiri ka bërë takime me nivelet më të larta të qeverisë gjermane dhe më gjërë.  Duke kontribuar fort në Kuvendin e Shqipërisë, ku gjasat janë për një fitore të sigurtë në Vlorë dhe marrjen e mandatit të deputetit nga votat e vlonjatëve që do të mbështesin djalin e tyre. VOTO NR 11  Leonard Beqiraj.

Më poshtë po ju pasqyrojmë disa takime te tij që ka bërë më qytetarë të Vlorës, Tragjasit,  Borshit, Delvines, Himarës, Sarandës etj. Vlora nuk ndalet deri në fitore!   Emocione, nder dhe përgjegjësi për këtë takim në Vlorë.

Të motivuar e të bindur në mbështetjen dhe besimin banorëve të Tragjasit në rrugëtimin tonë të përbashkët për FITORE!

Sot ishim në një prej perlave të Jugut,në Borshin e bukur. Duke folur me miq dhe dashamirës të zonës për këtë rrugëtim që kemi nisur , ndam mendime mbi atë çfarë është bërë dhe do të bëhet në këtë zonë turistike.

Destinacioni i radhës në rrugëtimin tonë ,ka qënë Delvina ku investimet e reja që pritet të nisin do ta kthejnë këtë zonë ndër destinacionet kryesore për turizmin dhe agroturizmin.Tashmë me financimin e buxhetit të shtetit do të nisin shumë shpejt punimet për rrugën që do të lidhë Delvinën me Finiqin si dhe ajo e Kalasës.

Infrastuktura është ndër pikat kyçe për zhvillimin e turizmit ndërsa kjo zonë shumë shpejt do të ketë një ndërthurje të nyjeve me qëllim aksesimin e shumë pikave në mënyrë të shpejtë.Jo vetëm pjesa turistike por edhe ajo agro-bujqësore do të kenë një suport shumë të fortë me ndryshimet që do të jenë si pjesë e vazhdimit të projekteve të qeverisë në këtë zonë.

Duke realizuar takimin e radhës në qytetin e Sarandës ,jam befasuar nga mikëpritja dhe dashamirësia që gjeta ,ku numri 11 që unë kam në listën e Partisë Socialiste po kthehet në kryefjalë jo vetëm të simpatizantëve të PS por edhe simpatizantëve të partive të tjera.

Në takim folëm mbi investimet që po realizohen nga ana e qeverisë ku kryefjala është shëtitorja e qytetit ,e cila do ti japi një tjetër dimension qytetit të bukur bregdetar.Jam i lumtur për entuziazmin dhe dëshiren e Sarandiotëve për një qytet bashkëkohore dhe jo një kthim pas në të kaluarën.

Ne Sarandën e bukur , u takua dhe me Albiona Çakallin, një artiste si në profesionin e saj të arkitektures por edhe në pasionin e pikturës.

Në biznesin e familjes se saj kishte të vendosura këto piktura kaq të bukura të realizuara prej saj ,të cilat kur i shikon të reflektonin një kenaqësi shpirtërore. Stili i Albionës kishte një kombinim perfekt të ngjyrave sipas stinëve.

Edhe pse nuk ka hapur ende një ekspozitë ,e inkurajova për një të tillë sa më shpejtë për shkak se punët e realizuara prej saj, jane të një bukurie tepër të veçantë.

Gjithashtu sot kandidati Leonard Beqiraj  është ndalur në qytetin e bukur të Himarës, ku është takuar me sipantizantë  të partisë socialiste dhe mbështetës të tij. Shumë është bërë dhe akoma më shumë është për të bërë , cdo votë  ka peshë thot ne fjalen e tij Beqiraj !

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME