Categories Lajme

“Leonardit, që s’vesh një palë këpuce të reja…”

Nga Anila Hoxha: Leonardit….. Deri tani , jeta e Leonard Rrases, 21 vjec nuk ka asgje te ngjashme me magjine e perendimit te diellit ne Divjake. Ai eshte femije i viteve 2000, mban në nyje te dores nje ore false Adidas, te dhuruar nga i ati ne 23 gusht per ditelindje. Ai eshte portreti i varferise qe asnjehere nuk vesh nje pale kepuce te reja, por ngahera te vjetra qe terhiqen zvarre ashtu si jeta.

Ai eshte fytyra e te mjereve dhe te pafateve e te braktisurve po ashtu, qe jetojne e kacafyten brenda muresh qe skane fjale , per kaq e kaq pamundesira si energjine qe nuk i paguajne dot, per miellin qe nuk e blejne dot, per token qe duhet punuar por skane para ta punojne, skane mjete, skane asgje vec te mbjellave qe me kursim stina u ze stinen.

Punojne me meditje ashtu si Leonardi për 10 mije ose 15 mije leke te vjetra vetem nese rasti i mire ju troket ne dere. Por me se shumti parate e pakta qe nuk dalin per shpenzime dhe varferia qe te hipen ne qafe kthehet nje muzike funebre qe i shoqeron perdite. Edhe Leonardin qe nuk hyn me dot ne ate shtepi ku per te mos humbur ndjenjat , xhaxhai ja ka mbyllur deren ku ai gjeti te gjakosur nene e babe.

Nëna kishte ndezur zjarrin jashte , kishte vendosur ujin te ziente qe te kapte nje pule ne oborr e ta gatuante. Baba u kthye dhe dukej i qete.

Femija e tyre nuk e verejti hijen e zeze te vdekjes qe qendronte mbi catine e vjeteruar e me se shumti te mbuluar me plastmas. Ziheshin nga varferia_ thote Leonardi.

Tani qe kane kaluar dite nga kr imi i dyfishte , Leonardi kthehet e rikthehet ne diten e fundit te fatkeqesise, kur baba i kthyer ne nje vr a ses qelloi pa meshire mbi nenen e tij.

Per 21 vite Leonardi ka ndjekur cfare ndodhte. Fryme qe rendohen nga mospasja dhe hakerrehen kundra njera -tjetres. Mes prinderish te dorezuar , femije mes tyre qe i deshen te dy mamin dhe babin qe vec grindet e ne fund vr et !

Leonardi eshte fryt i nje martese nga ato qe djali duhet martuar qe te sjelle grua ne shtepi e te beje femije. Leonardi qe ka marre prej te dyve ne tipare eshte femija qe hidhte shtat dhe si ai shtat hidhte edhe mjerimi . Prinderit e hoqen nga shkolla ne klasen e nente, mbase per shkak te notave te keqia.

Por Leonardi per paradoks cdo nate luante shah me baben. Teksa muret e shtepise se ndertuar me balte e tulla po bjerreshin, e teksa as baba spo gjente dot pune deri diten kur me ne fund ai siguroi nje pune ne Bashkine e Divjakes. Por babai fitonte 27 mije leke ne muaj, me to duhet te ushqeheshin tre vete.

Cdo gje ne ate shtepi krejtesisht te rrenuar, cdo gje eshte e falur. Divanet ja dhuroi gjyshi nga mami. Frigoriferin e pati sjelle baba qe ne 1993 kur u kthye nga Greqia. Bufeja e falur, televizorin e solli nje kusheri. Por dritaret i ka bluar mola, kur e hap deren e shkaterruar ajo ben zhurme sikur po vajton.

Ja keshtu Leonard Rrasa, djali i Thellenzes dhe i Hekuranit , u rrit nga dy prinder qe teksa ai nxitonte për tu rritur , ata te dy nuk munden dot ta shkepusnin nga mjerimi i tyre. As ate dhe as njeri tjetrin. Mbollen ullinj, por ullinjte skane prodhuar ende. Mbollen jonxhe mbasi paguan per plugim zetoristin qe te ushqenin lopen dhe ajo te ushqente ata.

Por pavaresisht perpjekjeve ne Babunjen me tokat pjellore, asgje nuk ecte perpara , perkundrazi familja zhytej me thelle. Leonardi kreu klasen e nente dhe mandej e la shkollen. Bashkemoshataret e tij ose emigruan, ose u larguan, ose vazhduan shkollën. Ai jo. Femije i vetem i Hekuran dhe Thellenxa Rrases, megjithse nga martesa e pare e te atit ai kishte dhe dy femije te tjere qe Leonardi as i njeh dhe as qe e di cfare bejne e si ju ka vajtur jeta. Babai ishte nevrik, nena mundohej te duronte, por ata ziheshin perhere per ekonomi- qan Leonardi.

Sherret nisnin vetem nga varferia pershperit teksa rreshket syte e perlotur mureve te krisur dhe qe se shpejti do rrezohen. Mbase ate do ta zene brenda, pasi te kthehet nga xhaxhai i tij qe e ka strehuar derisa te kaperceje dhimbjen nga tragjedia qe i ka rene

Edhe ne jeten virtuale ne llogarine e facebook dhe ne jeten reale, syte e Leonardit qe jane vune emrin rastesisht nga nje film jane te mbytur nga trishtimi. Ka pare nje drame qe duhet te kete nisur perpara se ai te lindte, atehere kur prinderit e tij u martuan permes mbleserise. Te dy vinin nga dy martesa te meparshme, dhe vazhdimisht grindeshin.

Ne xhep ka palosur bashke me fotografite e prinderve 500 lekeshen e fundit qe ja dha e ema duke dale, me te cilat do blinte nje pakete dhe do pinte kafen ne fshatin e tij te lindjes ne Babunje . I pa ne oborrin e shtepise duke folur , prane fucise te mbushur me grure dhe qe do bluhej per tu bere miell buke.

Per here te fundit te gjalle , pak ore mbasi i ati Hekurani i ishte betuar se nuk do ngrinte me ze e as dore ndaj Thellenzes. Por arma e gjahut qe i ati e perdorte per te trembur dhelprat dhe nuselalat , u shkrep prej tij per ti qelluar per vd ekje te emen dhe mandej per ti dhene fund jetes. Bash aty, ne nje shtepi prej qerpici te ndertuar nga gjyshi prej 1957.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME