Categories Lajme

Leskaj në Qendrën Multifunksionale për të moshuarit dhe pensionistët në Vlorë

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Bujar Leskaj ishte pranë tyre dhe u njoh me historinë e Qendrës dhe pensionistëve të braktisur nga pushteti vendor e ai qendror.

Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!

U angazhova që Partia Demokratike në pushtet do të rikthejë vëmendjen dhe mbështetjen ndaj këtyre të moshuarve që jetojnë të vetëm ose të ndarë nga fëmijët e tyre, me një trajtim dinjitoz, për të rritur cilësinë e jetës së tyre, për një integrim më të mirë në shoqëri, që edhe kjo kategori të ketë më shumë gëzim, më shumë ngrohtësi!

Në qendër të Vlorës, pak metra larg Sheshit të Flamurit është Qendra Multifunksionale e të moshuarve dhe e pensionistëve të vetmuar.

“E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite”, tha Leskaj.

“Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh”, u shpreh ai.

“Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi”, theksoi Leksaj.

“Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur”, u shpreh Leskaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nusja na kërcënoi se…”/ Dëshmia e gjyshit të 3-vjeçarit të zhdukur në Durrës: S’tregoj ku ndodhet djali, më bëni çfarë të doni

Para pesë ditësh në Durrës, është zhdukur një 3-vjeçar, ku sipas policisë së Durrësit, ende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar amerikan do të blihet me 94.4…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

La pas gruan dhe dy fëmijët, kush është shqiptari që humbi jetën në punë në Itali

Kur vendi i tij ishte mes kaosit, ai ishte një ndër të parët shqiptarë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bie nga biçikleta, ndërron jetë 76-vjeçari

Një person në Korçë ka rënë nga biçikleta dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur pranë…

LEXO ME SHUME