Categories Lajme

Leskaj takime në Ksamil i shoqëruar nga kandidatët Ina Zhupa dhe Jolio Dine

I përqendruar në jug të vendit, takimi i radhës përballë banorëve i Bujar Leskaj ka qenë Ksamili. Në takimin me banorë, pjesa më e madhe e tyre me aktivitete sezonale gjatë verës, Leskaj ka folur për programin e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit dhe turizmit.

Edhe në Ksamil Leskaj ka qenë i shoqëruar nga kandidatët Ina Zhupa dhe Jolio Dine. Kandiatja për deputete Ina Zhupa ka thënë se terrorit të administratës ndaj banorëve dhe bizneseve të Ksamilit i ka ardhur fundi.

Ina Zhupa , Për drejtuesin politik, Bujar Leskaj 25 prilli do të jetë dita që ekonomia familjare, puna e banorëve të Ksamilit, biznesi i tyre do të marr frymë lirisht. Administrata publike ka thënë Leskaj, fatkeqësisht sot është në shërbim të disa qeveritarëve dhe në dëm të biznesit.

Partia Demokratike me programin dhe vizionin e saj mbështet biznesin, fermerin, turizmin, zhvillimin, familjen, rininë, Shqipërinë! Në Ksamil pashë dëshirën dhe angazhimin e banorëve në krah të Partisë Demokratike për NDRYSHIM. Çdo ndryshim kërkon kurajo dhe banorët e Ksamilit, e kanë kuptuar se me Edi Ramën dhe sektin e tij nuk ka të ardhme.

Janë qytetarë, të cilët i BESOJNË Lulzim Bashës dhe ekipit të tij, që do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, të kontratës me shqiptarët, kontratë e cila ndërtohet mbi bazën e angazhimeve dhe jo të premtimeve, ngrihet mbi transparencën, llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe integritetin.

Por kjo do marr fund së shpejti.  Leskaj ka bërë edhe një herë thirrje banorëve të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve që sekti Rama po bën, të mos shesin votën, por të mendojnë për të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve të tyre.

Leskaj , Për banorët qeveria Rama në këto 8 vite ka masakruar biznesin e Ksamilit me taksa e tatime të papërballueshme.  Vota për numrin 9, vota për Partinë Demokratike, garanton ekonomi, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE! Pas 18 ditësh votojmë për një Shqipëri me të ardhme, me mundësi e meritokraci.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME