fbpx
Lajme

Leskaj takon Yuri Kim: Rast i shkëlqyer për të bërë të njohur humanizmin shqiptar

Ish-deputetja socialiste Valentina Leskaj, me anën e një postimi në facebook, ka bërë publik takimin që pati me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim. Leskaj i shpreh mirënjohjen ambasadores për mbështetjen që ajo dhe SHBA, i kanë dhënë në mënyrë të vazhdueshme Shqipërisë.

Ky takim ka ardhur pas përzgjedhjes së ish-deputetes socialiste në Bordin Drejtues të Lëvizjes Kundër Antisemitizmit. Pozicion të cilin ajo e konsideron si një mundësi për të përforcuar më tej marrëdheniet midis vendit tonë dhe Izraeli, si dhe për t’i bërë të njohur botës humanizmin shqiptar. Postimi i plotë: Të dashur miq, Kënaqësi të takohesha me Ambasadoren Yuri Kim e ta falenderoj për vlerësimin. Falenderimi e mirënjohja shkon për gjithë mbështetjen që ajo dhe SHBA, i kanë dhënë e i japin Shqipërisë, mbështetje që përshkon gjithë historinë e kombit tonë deri në deri në ditët e sotme.

Angazhimin tim në Bordin e Lëvizjes Kundër Antisemitizmit, e konsideroj jo vetëm një mundësi shumë të mirë për të forcuar marrëdhëniet mes popullit shqiptar e atij hebre dhe për të kontribuar në një kauzë të rëndësishme ndërkombëtare, siç është lufta kundër antisemitizmit e urrejtjes, por edhe si një rast të shkëlqyer, për të bërë të njohur traditën e vyer të humanizmit e bashkëjetesës, kurajon e lartë dhe tolerancën që shqiptarët kanë treguar në mbrojtjen e hebrenjve e që e bën Shqipërinë një rast unik e një shembull për tu ndjekur.

Kjo është e nevojshme sidomos sot me rritjen e shfaqjeve të antisemitizmit në disa vende të botës. Antisemitizmi, urrejtja nuk rrezikon vetëm hebrenjtë dhe komunitetet hebraike, ajo është kërcënim për çdo shoqëri të denjë e, për rrjedhojë, për njerëzit e çdo prejardhjeje, myslimanë, të krishterë e përtej tyre.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button