Categories Lajme

Letër e hapur e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve me rastin e 8 Marsit Drejtuar: Partive Politike

Nga: Aleanca e Zgjeruar Kombëtare e Këshilltareve Aleanca e Zgjeruar Kombëtare e Këshilltareve është një grup informal i Aleancave të Këshilltareve të Bashkive, në të cilat janë krijuar dhe funksionojnë duke nisur nga 8 marsi i vitit 2018. Ato vijnë së bashku nën këtë grupim, pavarësisht përkatësive politike, me synim përfaqësimin e promovimin e grave, zgjidhjen e problematikave të tyrë, si dhe arritjen e barazisë gjinore në vend.

Ne 3 vjetorin e themelimit të saj, që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Grave, si dhe me zyrtarizimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, Aleanca i është drejtuar me një letër partive politike, medias, institucioneve monitoruese dhe elektoratit shqiptar, për të kërkuar respektimin e të drejtave të grave, nxitjen e aksioneve konkrete në mbrojtje të tyre dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës , nivelit ekonomik e social dhe përfaqësimit të vajzave e grave në nivel lokal e kombëtar.

Aleanca ka kërkuar gjithashtu mbështetjen financiare e promovimin e barabartë të kandidatëve, pavarësisht gjinisë. Me zgjedhjen e parlamentit dhe qeverisë së ardhshme, Aleanca shpreh angazhimin e vazhdueshëm për të arritur synimet e saj duke ofruar përvojën dhe bashkëpunimin në çdo nivel. Bashkëngjitur gjeni letrën e publikuar sot, nga 55 Aleancat e Zgjeruara të Këshilltareve bashkiake në të gjithë vendin.

Letër e hapur e Aleancës Kombëtare të Këshilltareve me rastin e 8 Marsit Drejtuar: Partive Politike, Institucioneve Monitoruese Kombëtare e Ndërkombëtare në vend, Media-ve, Elektoratit të gjerë Aleanca e Këshilltareve të bashkisë Vlorë është një bashkim i grave përfaqësuese të mazhorancës dhe opozites, si dhe grave aktive në jetën vendore. Në këtë ditë të shënuar që përkon me hapjen e listave zgjedhore të përgjithshme dhe 3 vjetorin e themelimit te Aleancës Kombëtare, i urojmë festën të gjitha vajzave e grave të vendit e i sigurojmë ato se puna jonë në plotësim të objektivave që i kemi vënë vetes do të vijojë edhe më tej.

Aleanca është e vetëdijshme dhe optimiste për arritjet që ka bërë Shqipëria në drejtim të fuqizimit të demokracisë e specifikisht për barazinë gjinore: Indeksi i demokracisë 2020 cilëson që Shqipëria u ngjit një vend më lart: nga grupi i vendeve me “demokraci hibride” në grupin e vendeve me “demokraci me probleme”. Indeksi global i hendekut gjinor e radhit Shqipërinë në vendin e 20 nga 153 vende. Legjislacioni për barazinë gjinore është përmirësuar, si rezultat 35.9% e këshilltarëve e 26% e deputetëve janë gra, duke e radhitur Shqipërinë në vendet më të avancuara në arritjen e barazisë gjinore.

Edhe Aleanca e Zgjeruar Kombëtare e Këshilltareve (AZKK) është një strukturë me kontribute të rëndësishme lokale e kombëtare e disa nga rezultatet tona janë: 55 Aleanca Lokale të këshilltareve të ngritura në vend 60 nisma gjinore, apo sociale janë futur në buxhetet e bashkive me iniciativën e këtyre aleancave. Duke qenë të bindura që përmes organizimit tonë, i japim zë shumë vajzave e grave në të gjithë Shqipërinë, duam të shprehim sot disa nga kërkesat dhe angazhimet tona.

Sot, Dita Ndërkombëtare e Grave përkon me zyrtarizimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme e në këtë kuadër Aleanca kërkon: Nga partitë politike: Mbështetje financiare dhe promovim të barabartë të kandidatëve gjatë realizimit të fushatës, pavarësisht gjinisë. Nga Media-t kombëtare e lokale, audiovizive e sociale: Përdorimin e gjuhës korrekte në promovimin e kandidatëve. Në lidhje me këto çështje iu drejtohemi institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare të monitorimit të fushatës, AMA-s, OSBE-së dhe të gjithë organizmave të shoqërisë civile t’i kushtojnë vëmendje të veçantë monitorimit të këtyre dy elementeve shumë të rëndësishëm. Elektoratit në përgjithësi dhe veçanërisht vajzave dhe grave me të drejtë vote, iu kërkojmë respektimin dhe ushtrimin e kësaj të drejte.

AKK është tashmë faktor dhe aktor, i përkushtuar për të forcuar demokracine lokale dhe për të çuar përpara agjendat kombëtare për barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale, ndaj i kërkon vëmendje të veçantë Parlamentit dhe Qeverisë së re në çështjet gjinore e sociale, duke konsideruar që në kushtet e pandemisë COVID 19, gratë dhe vajzat kanë qenë më të prekura.

Bëjmë apel për: Hartimin e politikave dhe veprime konkrete të shtuara për ndihmen dhe fuqizimin ekonomik të vajzave dhe grave. Përmirësim të shërbimeve sociale dhe të aksesit në to Aksione konkrete të mëtejshme kundër dhunës në familje. Aleanca gjatë kësaj fushate zgjedhore ofron mbështetjen e pakushtëzuar për të gjitha kandidatet gra përmes kanaleve të saj të komunikimit. Gjithashtu Aleanca shpreh gadishmërinë për të ofruar përvojën e saj dhe për të bashkëpunuar në plotësimin e këtyre kërkesave me të gjithë institucionet dhe grupet e interesit. ALEANCA E ZGJERUAR KOMBËTARE E KËSHILLTAREVE, NJË ZË PËR TY!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME