Categories Lajme

Letonia nderon dy dëshmorët shqiptarë!

Letonia ka nderuar dy dëshmorët shqiptarë që humbën jetën pak muaj më parë. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në facebook, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. “Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë!” shkruan Xhaçka. Majori Klodian Tanushi dhe nëntetarja Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive. Zarife Hasanaj humbi jetën në vendin e ngjarjes menjëherë pas shpërthimit, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital.

Trupat e tyre prehen në “Varrezat e Dëshmorëve”, në Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME