Lajme

Letrat më të bujshme të dorëheqjeve

“Dorëheqja është shprehje e denjë e kurajos. Jo gjithkush e zotëron atë”, kështu deklaronte Napoleon Bonapartai. Në fakt bota është e mbushur plot më dorëheqje të bujshme. Megjithatë, në këtë speciale nuk do të flitet për dorëheqjet e famshme, por për letrat e dorëheqjeve. Këto letra janë të bujshme jo vetëm sepse janë shkruar nga personalitete të mëdha, por kanë pasur edhe vlera të mëdha. Në këtë listë janë edhe letrat e dorëheqjeve të Barack Obamas dhe të Hillary Clinton, por edhe dorëheqja e famshme dhe emocionuese e Steve Jobsit si shkak i sëmundjes.

Papa Benedikti XVI

Të dashur vëllezër,

Ju kam mbledhur në këtë Asamble, jo vetëm për tre kanonizimet, por gjithashtu për të ju komunikuar një vendim mjaft të rëndësishëm për jetën e Kishës. Pasi kam vlerësuar vazhdimisht ndërgjegjen time përpara Zotit, kam arritur në përfundimin se fuqitë e mia, për shkak të moshës së madhe, nuk janë më të përshtatshme për të ushtruar detyrën time sipas Doktrinës Petrine (Autoriteti i që vjen nga Pjetri, pasardhës i Jezusit). Jam plotësisht i ndërgjegjshëm se kjo doktrinë, për shkak të natyrës së saj spiritual, duhet të përçohet jo vetëm me fjalë dhe vepra, dhe jo më pak me lutje dhe vuajtje.

Megjithatë, në botën e sotme, subjekt i shumë ndryshimeve të shpejta dhe e tronditur nga pyetje të rëndësishme për jetën fetare, me qëllim udhëheqjen e anijes së Shën Pjetrit dhe shpalljen e Ungjillizmit, të dyja fuqi të mendjes dhe të trupit janë të nevojshme, fuqi të cilat në muajt e fundit, janë përkeqësuar në atë gradë që unë duhet të njoh dhe pranoj paaftësinë time për të përmbushur në mënyrë të përshtatshme shërbesat që më janë besuar.

Për këtë arsye, dhe shumë i ndërgjegjshëm për rëndësinë e këtij akti, me liri të plotë unë deklaroj se heq dorë nga Kryepeshkata e Romës, që më është besuar nga Kardinalët më 19 Prill 2005, në një mënyrë të tillë që nga 28 Shkurt 2013, në orën 20:00, Autoriteti i Romës, i Shën Pjetrit, do të jetë i lirë dhe duhet të mblidhet një konklavë, nga autoritetet që kanë këtë kompetencë, për përzgjedhjen e e një Pape të Ri.

Të dashur vëllezër, ju falënderoj sinqerisht për të gjithë dashurinë dhe punën përmes së cilës më keni mbështetur në këtë shërbesë dhe kërkoj falje për të gjitha të metat e mia. Dhe tani, le t’i besojmë Kishës së Shenjtë për kujdesin e Pastorit Suprem, Zotit tonë Jezu Krisht, dhe t’i lutemi Shën Marisë, kështu ajo mund të asistojë Vëllezërit Kardinalë me përkujdesjen amësore, duke zgjedhur një Papë të Ri.

Duke ju referuar vetes, dëshiroj që në mënyrë të devotshme të vazhdoj t’i shërbej Kishës së Zotit përmes një jete të dedikuar lutjes.

Hillary Clinton, sekretare e Shtetit

I nderuar Zoti President:

Unë dorëhiqem si Senatorja e 67 e Shtetit, efektive pas caktimit të pasardhësit tim.

Ka qenë një nder për mua të shërbej në administratën tuaj dhe të përfaqësoj vendin tonë në të gjithë botën. Jam krenare për atë që kemi arritur së bashku në emër të qytetarëve amerikanë dhe në ndjekje të interesave dhe vlerave tona. Sot besoj më shumë se asnjëherë në fuqinë dhe forcën e lidershipit botëror të Amerikës dhe në kapacitetin tonë për të qenë një forcë që shërben në të mirë të botës.

Ka qenë një privilegj udhëheqja e një grupi të dedikuar dhe të aftë të Zyrtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe Shërbimit Civil në Departamentin e Shtetit dhe USAID (Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar). Jam shumë mirënjohëse për shërbimin dhe sakrificën e tyre në emër të vendit që ata duan.

Në aspektin personal, ka qenë një kënaqësi të punoj me ju dhe grupin tuaj të punës. Ju faleminderit Zoti President, për miqësinë tuaj dhe për mundësinë që të shërbeja në Kabinetin tuaj.

Me mirënjohje dhe urime të përzemërta,

Jesse Jackson, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve

Zoti Spiker,

Në 1995, kur u zgjodha për herë të parë si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, erdha në Uashington me një qëllim të vetëm – t’i shërbeja Distriktit të Dytë të Iliniosit. Gjatë asaj kohe, për shtatëmbëdhjetë vjet, kam qenë pjesë e një udhëtimi me njerëz të Distriktit të Dytë të Ilinoisit, dhe me mbështetjen e tyre të pakushtëzuar, kemi punuar së bashku për të transformuar atë që dikur ishte pjesa e pazhvilluar dhe pothuajse e harruar e Pjesës Jugore të Çikagos.

Gjatë këtij udhëtimi ne kemi arritur shumë. Ne kemi ndërtuar stacione të reja treni, kulla uji dhe dhoma, emergjence. Ne kemi ofruar shtëpi të përballueshme, qendra komunitare dhe klinika shëndetësore për ata që kishin më shumë nevojë.

Për ta përmbledhur, rreth një bilion dollar është shpenzuar në ndërtimin e infrastrukturës dhe përmirësimit të komunitetit, dhe janë krijuar mijëra vende të reja pune. Ne e nisëm këtë rrugëtim duke premtuar ujë të pastër për njerëzit dhe ndërtimin e një aeroporti që do ët punësonte 300 mijë njerëz. Sot banorët kanë ujë të pastër dhe kanë paraqitur në tryezën e guvernatorit 400 milion propozime për një aeroport që nuk do tu kushtojë asgjë taksapaguesve, dhe që pret vetë, angazhimin e tij, guvernatorit, për ta ndërtuar atë. Dhe ndërkohë që rrugëtimi ynë për të fuqizuar komunitetet dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë do ët vazhdojë, e di që së bashku e kemi bërë Distriktin e Dytë të Ilinoisit një vend më të mirë.

Për shtatëmbëdhjetë vjet, i kam kushtuar 100 % të kohës, energjisë dhe jetës sime shërbimit publik. Megjithatë, gjatë muajve të fundit, ndërkohë që shëndeti im është përkeqësuar, aftësia ime për t’i shërbyer qytetarëve të distriktit tim ka rënë. Kundër rekomandimeve të doktorëve të mi, unë kam shpresuar dhe jam përpjekur t’i rikthehem detyrës sime dhe të punoj në çështjet që kanë më shumë rëndësi për njerëzit e Distriktit të Dytë. Por tashmë e di që kjo nuk është më e mundur.

Qytetarët e Distriktit të Dytë meritojnë një legjislator me kohë të plotë në Uashington, diçka që unë nuk mund ta bëj në të ardhmen e afërt. Problemet e mia shëndetësore dhe regjimi im i trajtimit, nuk përputhen me shërbimin që duhet në Dhomën e Përfaqësuesve. Prandaj, me keqardhje të madhe unë dorëhiqem si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, i ndërgjegjshëm sot, me qëllim që të fokusohem në përmirësimin e shëndetit tim.

Gjatë kësaj kohe unë kam bërë gabimet e mia. Jam në dijeni për hetimet federale që po kryhen ndaj meje lidhur me aktivitetet e mia, dhe po bëj të pamundurën që të adresoj situatën me përgjegjshmëri, të bashkëpunoj me hetuesit dhe të pranoj përgjegjësinë për gabimet e mia, të cilat janë gabimet e mia dhe vetëm të miat. Askush nga ne nuk është imun ndaj gabimeve dhe unë lutem që të mbahem mend për atë që bëra siç duhet. Ka qenë një nder i madh t’i shërbeja qytetarëve të Ilinoisit dhe i falënderoj ata për durimin, fjalët, mbështetjen dhe lutjet e tyre, gjatë asaj që ka ndodhur dhe që do të vazhdojë të jetë një periudhë e lodhshme për mua dhe familjen time.

Gjithashtu falënderoj kolegët e mi dhe stafin që më kanë mbështetur mua dhe qytetarët e distriktit tim, gjatë muajve të kaluar. Jam krenar që kam punuar gjithsecilin prej tyre gjatë këtyre viteve. Jam i bindur dhe e di se puna dhe arritjet tona do të kenë një ndikim afatgjatë pozitiv në komunitetin dhe kombin tonë.

Me optimizëm dhe shpresë, pres ditën që trajtimit tim do t’i vijë fundi dhe shëndeti im do të përmirësohet. Sinqerisht do të më mungojë të shërbyerit si Anëtar i Kongresit dhe nuk do të jem asnjëherë në gjendje ët shpreh mirënjohjen tim njerëzve të Çikagos, që më dha mundësinë tu shërbej atyre për shtatëmbëdhjetë vite të mrekullueshme.

David Petraeus, letër dorëheqjeje dedikuar punonjësve të CIA-s

Dje në mbrëmje, vajta në Shtëpinë e Bardhë dhe i kërkova presidentit që të më lejonte, për arsye personale, të dorëhiqesha nga pozicioni im si Drejtor i CIA – s. pas 37 vite martesë, bëra një gjykim të gabuar duke u përfshirë në një lidhje jashtëmartesore. Një sjellje e tillë është e papranueshme, si bashkëshort dhe si lider i një organizate si kjo e jona. Këtë mbrëmje, Presidenti pranoi me mirëkuptim dorëheqjen time.

Përpara se të largohem, dua që ju të dini se të punuarit me ju ka qenë privilegji më i madh, me oficerët e Shërbimit Sekret Kombëtar, një forcë punëtore që është vërtet special në çdo aspekt. Në fakt, ju keni bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë një sërë misionesh kritike gjatë kohës sime si drejtor, dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë.

Dikur Teddy Roosevelt deklaroi se dhurata më e bukur në jetë është mundësia e të punuarit në një punë që ja vlen të bëhet. Gjithmonë do të kujtoj që këtë gjë e arrita me ju dhe gjithmonë do të pendohem për rrethanat që i dhanë fund punës sime me ju.

Faleminderit për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj vendit tonë, dhe urimet më të mira për sukses të vazhdueshëm në aktivitetet e rëndësishme që lidhen me të ardhmen e vendit dhe agjencisë sonë.

Andrew Mitchel, kryetar i grupit parlamentar në Mbretërinë e Bashkuar

I nderuar David,

Me keqardhje të madhe, dhe jo më pak për shkak të mbështetjes së madhe dhe besnikërisë që më ke treguar gjatë këtyre javëve, po të shkruaj për të dhënë dorëheqjen si kryetar parlamenti.

Gjatë dy ditëve të fundit, është bërë mjaft e qartë se, pavarësisht të mirave dhe të këqijave të çështjes, unë nuk do të jem në gjendje të përmbush detyrat e mia ashtu si të dy do të donim. Gjithashtu nuk është e drejtë që të vazhdoj të vë familjen dhe kolegët e mi në një situatë të pakëndshme dhe të mërzitshme.

Jam shprehur qartë, dhe të them sërish me bindje absolute, se unë nuk kam, nuk kam thënë dhe nuk do të thërras kurrë një oficer policie “pleb” apo “hajvan” apo të kem përdorur çdo lloj termi tjetër fyes që më është atribuuar. Komenti ofendues dhe arsyeja pse unë kërkova falje ndaj policit, kishte të bënte me fjalët e mia “Supozoja se ju duhej të na ndihmonit ta hajë dreqi”. Sigurisht që nuk ishte e drejtë që unë të përdorja një fjali të tillë dhe më vjen vërtet keq për këtë, dhe i jam mirënjohës oficerit të policisë që pranoi faljen time.

Ju jam mirënjohës që më keni dhënë mundësinë që të shërbej si Sekretar i Zhvillimit për shtatë vjet e gjysmë, si në opozitë ashtu dhe në qeveri. Besoj se Britani, nën udhëheqjen tuaj, ka bërë progres real në transformimin e jetëve dhe mundësive të disa prej njerëzve më të varfër dhe se ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë ndërkohë që zbatojmë ekspertizën dhe angazhimin që e bëjnë Britaninë një vend më të mirë.

Tashmë synoj të përqendrohem ndaj shërbimit të qytetarëve në qytetin Mbretëror të Sutton Coldfield, me aftësitë e mia më të mira dhe të ju jap juve mbështetjen më të madhe që meritoni të merrni nga të gjithë anëtarët e Partisë Konservatore.

Gabrielle Giffords, senatore

I nderuar Z. Boehner,

Në 2001, duke besuar se nuk ka asgjë më të rëndësishme se të shërbyerit ndaj vendit, kalova nga biznesi im familjar në Tukson në të qenit përfaqësuese në Shtetin e Arizonës. Dhe për dhjetë vjet shërbeva, në legjislacionin e Arizonës, në Kongresin e ShBA, dhe pasi u martova me Markun, u shndërrova në një bashkëshorte krenare ushtarake. Gjithmonë luftova për atë që mendoja se ishte e drejtë. Por asnjëherë nuk diskutova karakterin e atyre me të cilët nuk isha dakord. Asnjëherë nuk ju shmanga apo nuk përshëndeta dikë thjesht sepse ai apo ajo kishte ideale të ndryshme nga të miat.

Në shërbimin publik, gjeta një hapësirë për arritjen e një Amerike më të fortë – duke siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e të gjithë amerikanëve, duke prodhuar energji të pastër në shtëpi, në vend që të importoja naftë nga jashtë, dhe duke nderuar meshkujt dhe femrat tona guximtare për përfitimet që ata sollën. Gjeta një mënyrë të re përkujdesjeje për të tjerët. Dhe gjatë vitit të kaluar, gjeta një vlerë që është e pathyeshme nga të gjitha llojet e sulmeve.

Sulmi tragjik në Tukson më 8 Janar, mori jetën e gjatë amerikanëve dhe dëmtoi 13 të tjerë, përfshirë dhe mua. Nuk kalon asnjë ditë ku unë të mos ndihem e hidhëruar për humbjen e atyre jetëve. Secili prej tyre, në mënyrën e tyre, i dedikuan jetën shërbimit ndaj familjes, komunitetit dhe vendit, dhe vdiqën duke performuar një akt bazik por mjaft të rëndësishëm qytetarie, që është në zemër të madhështisë sonë si komb. Ata do të mbahen mend gjithmonë nga vendi dhe nga Kongresi.

Nuk mbaj mend shumë nga ajo ditë e tmerrshme, por nuk kam harruar asnjëherë asnjë nga qytetarët e mi, kolegët e mi apo miliona amerikanët me të cilët ndaj shpresa të mëdha për këtë komb. Për të gjithë ata: Faleminderit për lutjet tuaja, letrat e juaja, urimet e përzemërta dhe mbështetjen tuaj. Faleminderit për besimin tuaj në aftësinë time për të qenë zëri juaj.

Mënyra e vetme sipas të cilës unë kam shërbyer në Kongres ka qenë duke dhënë 100 % nga vetja ime. Këtë vit që shkoi, është ajo që i kam dhënë përmirësimit tim. Faleminderit për durimin tuaj. Që në hapat dhe fjalët e para pasi jam qëlluar, i kam dedikuar gjithçka aftësisë sime për tu rikthyer në Kongres për të përfaqësuar Distriktin e Arizonës. Megjithatë, sot e di se nuk është ky moment. Duhet të përpiqem akoma më shumë përpara se të arrij të shërbej sërish.

Këtë vit që shkoi, kolegët dhe stafi im kanë punuar që qytetarët e mi të përfaqësohen në Kongres. Por nëse unë nuk mund të rikthehem, distrikti im meriton që të zgjedhë një Përfaqësues që është në gjendje të japë 100 % nga vetja për të realizuar detyrën. Për këtë arsye, unë kam dorëzuar letrën e dorëheqjes tek Guvernatori i Arizonës, Jan Brever.

Pavarësisht asaj që humbi më 8 janar, ende kishte shpresë dhe besim. Këtë vit që shkoi, ndodhi ajo pas së cilës unë isha mbështetur fort: Shpresa se qeveria jonë do të mund të përfaqësonte pjesën më të mirë të vendit tonë, dhe jo më të keqen. Besimi se nëse amerikanët do të punonin sëbashku, në komunitetet e tyre, në Kongresin tonë, mund të kishin sukses pa u kualifikuar. Shpresë dhe besim se edhe pse ne u sprapsëm për shkak të tragjedisë, në fund ne bashkohemi si amerikanë për të ecur përpara.

Çdo ditë unë po punoj fort. Unë do të përmirësohem dhe do të rikthehem, dhe ne do të punojmë bashkë sërish, për Arizonën dhe për të gjithë amerikanët.

Barack Obama, Dorëheqja nga senati

I nderuar Guvernator,

Unë dorëhiqem, efektiv, më 16 nëntor 2008, nga Senati i Shteteve të Bashkuara me qëllim që të përgatitem për detyrat dhe përgjegjësitë e mia si President i Shteteve të Bashkuara.

Steve Jobs

Bordit Drejtues të kompanisë Apple dhe komunitetit Apple:

Gjithmonë kam deklaruar se kur të vijë dita që unë nuk do të mundem të plotësoj detyrat dhe përgjegjësitë e mia si drejtor i kompanisë, do të jem i pari që do të ju vë në dijeni. Fatkeqësisht, kjo ditë ka ardhur.

Unë dorëhiqem si CEO i Applet. Do të dëshiroja të shërbeja, nëse bordi e sheh të përshtatshme, si kryetar i bordit, drejtor dhe punonjës.

Përsa i përket pasardhësit tim, unë rekomandoj që ai të jetë Tim Cook – CEO i ardhshëm i Apple.

Besoj se ditët më të mira dhe më inovatore të Applet janë duke ardhur. Dhe pres me padurim të shoh dhe të kontribuoj në suksesin e saj në një rol të ri.

Gjatë kohës sime në Apple unë kam krijuar disa nga miqtë e mi më të mirë, dhe ju falenderoj të gjithëve për vitet e shumta që kemi punuar përkrah njëri–tjetrit.

Eleanor Roosevelt

Pas dorëheqjes së Zonjës së parë, qeveria federale ftoi Andersonin të këndonte në një ceremoni në Memorialin e Linkolnit. Letra e Eleonor Rusvelt shkruante:

I dashur Henri dhe Robert,

Besoj se asnjëherë nuk kam qenë një anëtare e dobishme e Revolucionit Vajzat e Amerikës, ndaj e di që nuk do të bëjë ndonjë dallim për ju nëse dorëhiqem apo jo, nga organizata juaj.

Megjithatë, unë jam totalisht kundër me qëndrimin e marrë për t’i refuzuar koncertin “Constitutional Hall” një artisti të madh. Ju keni dhënë një shembull që mua më duket i papërshtatshëm, dhe ndihem e detyruar që të jap dorëheqjen. Ju patët mundësinë që të udhëhiqnit në mënyrë transparente dhe të qetë, dhe sipas mendimit tim organizata juaj ka dështuar në arritjen e kësaj.

E kuptoj që shumë njerëz nuk do të jenë dakord me mua, por ndjenjat që kam në këto momente më bëjnë të besoj se është gjëja e duhur që duhet bërë. /Tirana Observer/

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close