Categories Covid-19, Lajme

‘Lëtyra, i’u kam lënë Zotin’/ Revoltohet bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi: S’u dërgua në Turqi me fondet e Ministrisë

Bashkëshortja e mjekut Arjan Harxhi, Erjona Shehu ka reaguar ashpër ndaj aludimeve se partneri i saj ishte dërguar për kurim në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ajo shfaqet e revoltuar me pretendimet duke shtuar se një lajm i tillë nuk është i vërtetë dhe se e gjithë shuma monetare është përballuar nga familja. E sa i përket institucionit, ajo shtoi se nuk ka marrë asnjë telefonatë interesimi.

“Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin! Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!,”-shkruan ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i Erjona Shehu:

Te nderuar miq! Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise. Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen.

Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo.

Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin! Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer! Mjeku Harxhi u infektua nga pandermia e koronavirusit dhe pësoi përkeqsim të gjendjes dy javë më pas. Për këtë arsye ai është larguar me urgjencë në Turqi për të marrë një shërbim më të specializuar shëndetësor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME