Mëngjesin e sotëmë është shënuar një aksident në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzmadh, rreth orës 07:15.
Sipas policisë, shoferi Maks Hebeja, 46 vjeç, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.
Në makinën e aksidentuar udhëtonte një familje me katër anëtarë, një çift bashkëshortësh dhe dy djem që ishin nisur nga Greqia në drejtim të Fierit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë fakti që drejtuesi i mjetit “Honday” ka qenë i përgjumur në timon.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga.