Categories Lajme

Lëvizjet e fundit, pritet dorëheqja e Glauk Konjufcës në Kosovë, çfarë po “luhet” mes LVV dhe LDK

Në Vetëvendosje sot pritet të ketë një kthesë të madhe sa i përket qëndrimit për kryeparlamentarin.

Është vet Glauk Konjufca që sot do ta paralajmërojë dorëheqjen, duke iu dorëzuar kështu presionit dhe kërkesave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç mëson lajmi.net, shqyrtimi i dorëheqjes vjen si pasojë e pamundësisë së bërjes së qeverisë nga mandatari, Albin Kurti. Gjatë negociatave me LDK-në, VV ishte pajtuar që kryetari i Kuvendit të jetë nga radhët e LDK-së, pra deri në zgjedhjen e presidentit.

Por, në seancën konstituive ndryshuan të gjitha matematikat me zgjedhjen e Konjufcës si kryeparlamentar. Ky veprim i VV-së solli krizën në negociatat me LDK-në, dhe rritjen e mosbesimit të LDK-së në një koalicion me Vetëvendosjen.

Si pasojë, negociatat VV-LDK janë në prag të dështimit.

Situatat pritet të ndryshojë përsëri sot, teksa siç konfirmojnë burimet e lajmi.net, VV e sheh dorëheqjen e Konjufcës si të vetmen formë për shpëtim dhe formim të qeverisë.

Ndërkaq, nga VV nuk e kanë pohuar mirëpo as mohuar një informacion të tillë.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku e pyetur nga lajmi.net për dorëheqjen e Konjufcës, ka thënë se krejt çka ajo mund të deklarojë është se partitë do të kenë një takim, ku nuk mund të parashikohet se çfarë do të ketë në tavolinë.

“Ajo që mund të them është se pritet që të ketë takim, pra bazuar në krejt rrethanat që janë edhe vullnetit politik për të pas takim.

Besoj që këto dy subjekte do të bëjnë përpjekje që të realizojnë pritjet e qytetarëve, pra për asgjë tjetër nuk do të deklarohem, sepse marrëveshja bëhet nga palët që ulen aty të bisedojnë dhe do të bëjnë përpjekje ta bëjnë një zgjidhje”, ka thënë Kollçaku.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dhënë afatin e fundit Vetëvendosjes, që deri të dielën ta pranojë ose refuzojë ofertën e saj, ku përfshihet që kryeparlamentari t’i takojë asaj deri në zgjedhjen e presidentit, ku më pas kjo pozitë do t’i kalojë automatikisht Vetëvendosjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME