Lajme

Lezhë/ Aksion për pastrimin e plazhit të Tales

Për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e plazheve, si një nga asetet më me vlerë që ka jo vetëm qarku Lezhë por e gjithë Shqipëria, prefekti i qarkut Lezhë në bashkëpunim me institucionet shtetërore në nivel vendor organizuan sot pastrimin e bregdetit të plazhit të Tales.

Prefekti i qarkut Lezhë, Gjokë Jaku u shpreh se nisur nga përvoja pozitive, angazhimi maksimal dhe rezultatet e ndjeshme në këtë drejtim nga ana e bashkisë Lezhë në dy vitet e fundit, duhet të na vlejë të gjithëve dhe të na inkurajojë që të tregojmë më shumë përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e mjedisit dhe pastërtinë e tij.

Jaku tha se “ky aksion vjen si sfidë dhe ftesë për komunitetin e zonës, bizneset, shkollat dhe institucionet që t’i bashkohen në vijim aksioneve të tilla, të cilat janë jo vetëm detyrim qytetar i secilit prej nesh, por edhe domosdoshmëri për shfrytëzimin e potencialit më të madh që ka vendi ynë, turizmit”.

Prefekti ftoi qytetarët të bëhen pjesë e aksionit të përgjithshëm në javën e parë të muajit qershor, për largimin e sa më shumë mbeturinave nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, akseve kombëtare dhe bregdetit.

“Bashkohu edhe ti! Natyra do t’jua shpërblejë 100-fish”, ishte motoja e këtij aktiviteti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: