Categories Lajme

Lezhë, bujku punon si në mesjetë! 82 vjeçari punon tokën me kafshë

Nje  bujk 82-vjeçar në Fishtë të Lezhës e ka ndaluar mjetin bujqësor, duke u kthyer pas në kohë. Ndue Fuga i njohur ndryshe me nofkën “Nufi” e ka zëvendësuar zetorin me kafshët për të punuar tokën. Çmimi i lartë i karburantit e ka detyruar të moshuarin që të sfidojë vështirësitë e të veprojë në këtë mënyrë. Ai tregon se e ka të lidhur jetesën me sektorin e bujqësisë, por që prej vitesh po haset me vështirësi të shumta.

Merrem me bujqësi. Por halli është se nuk e përballoj dot me këtë çmim të naftës që është sot. Me 200 lekë nafta, është shumë e shtrenjtë, pensioni im është 10000 lekë pension. Me këtë pension si mund ta përballoj çmimin e naftës. Jam detyruar me plugu me kafshë pune, me hangër një copë buke.

Të ardhurat e mia nuk sillen duke punuar me gomarë, kjo është të ecësh pas. T’u mbjell me gomarë! Me kafshë do të punosh vet i dyti dhe tokën s’e punon dot ashtu siç duhet, se nuk ka forcë kafsha që të tërheqë si mjeti i punës! Halli bëka gjithçka!’- tha Fuga.

Ndue Fuga thotë se dhe çmimet produkteve që përdoren për bujqësinë kanë pësuar rritje të konsiderueshme, duke e futur në krizë të thellë këtë sektor.

‘Farat janë të gjithë të pakontrollueshme. Plehrat kimike janë shumë të shtrenjta kanë shkuar në stratosferë. Të marrësh një thes ure me 5000 mijë lek kjo është e çuditshme me një njeri që merr 10000 mijë lekë pension. Bujqësia nuk është kurrkund me këto çmime me këto gjona janë të gjithë kundër bujqësisë.’- u shpreh ai.

Gjithashtu Fuga ka një apel për shtetin shqiptar. ‘Askush nuk po bën asgjë, sidomos këto 8 vite është mjeruar populli. Të uli çmimet për bujqësinë, t’i arsyetojë çmimet.’- tha 82-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME