Lajme

Lezhë , Finalizohet operacioni policor “Faturisti”

Lezhë , Finalizohet operacioni policor “Faturisti”.  Operacioni nga Seksioni për H etimin e K rimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një h etimi 6-mujor.

Ekzekutohen masat e sigurisë për 3 shtetas, për v eprën p enale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe g oditjen e paligjshmërisë, pas një h etimi 6-mujor, finalizuan operacionin “Faturisti”, në kuadër të të cilit u g odit një rast i falsifikimit të dokumenteve.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-inspektor pranë një kompanie private në Shkodër, si dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik”, për shtetasit V. D., 62 vjeç dhe K. Z., 61 vjeç, banues në Lezhë, më detyrë ish-elektricistë pranë OSHEE Lezhë.

Specialistët e H etimit të K rimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Lezhë kanë zhvilluar hetimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit E. A., V. D. dhe K. Z., gjatë ushtrimit të detyrës së tyre kanë falsifikuar formularët e raportit të verifikimeve të matësve elektrik në subjekte të ndryshme private ku kanë kryer inspektime, duke mos evidentuar vjedhjen e energjisë elektrike nga këto subjekte.

Materialet h etimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve “.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: