Një aksident rrugor u shënua paraditen e kësaj të hëne në lezhë. Ngjarja ndodhi në lagjen gurra, ku një furgon mallrash përplasi një motor. Për pasojë mori plagë të shumta në trup drejtuesi i motorit.
Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të lezhës për ndihmë mjekësore. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.