Lajme

Lezhë, Konflikt për motive të dobëta

Policia e Lezhës ka mundur të identifikojë, dhe ka shpallur në kërkim një 33-vjeçar që ka hapur z jarr drejt një personi tjetër pas sherrit për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Shënkoll, ku për fat të mirë 60-vjeçari i ka shpëtuar dy p lumbave të shkrepura në drejtim të tij. Informacion nga Policia: Qëlloi me a rmë z jarri në drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.

Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja. Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: