Categories Lajme

Lezhë/ Kryente manovra të rre.zikshme me makinë e qëlloi me ar.më, në pr.anga i riu

Një 21-vjeçar ka rënë në pranga të policisë pasi kryente manovra të rrezikshme me makinë e qëllonte me armë në ajër. Bëhet e ditur se është arrestuar 21-vjeçari me inicialet D.N. Pasi ka qëlluar në ajër me makinën e tij është konfliktuar edhe me dy persona të tjerë, E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26, të cilët janë proceduar në gjendje të lirë për shkak se akuzohen për veprat penale “Armëmbajtje pa leje”, ” Moskallëzim krimi” dhe ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë gjatë kontrollit të  ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarr-përcjellës, e për pasojë është arrestuar edhe F.N. 52 vjeç.

Deklarata e plotë

Bashkëpunimi me qytetarët dhe reagimi i shpejtë dhe profesional i Policisë vë në pranga 21 vjeçarin i cili kryente  manovra të  rrezikshme me mjetin e tij duke qëlluar në ajër me armë zjarri .

Nga puna e mirëorganizuar e Komisariatit të Policisë Lezhë si dhe bazuar në informacione policore se një shtetas kryente manovra të rrezikshme me mjetin e tij dhe qëllonte në ajër me armë zjarri duke u konfliktuar për këtë shkak edhe nga disa persona të tjerë,  është ndërhyrë në fshatin Pllanë ku janë arrestuar në flagrancë shtetasit ( babë e bir)

– F.N. 52 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”

– D.N. 21 vjeç, banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Armëmbajtje pa leje” ” Moskallëzim krimi” ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Si dhe u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit :

– E.N. 37 vjeç dhe B.B. vjeç 26 , banues në Pllanë – Lezhë për veprat penale ” Dëmtime të tjera me dashje ” ” Kanosja”.

Shtetasi D.N. dyshohet se në fshatin Pllanë – Lezhë, ka kryer manovra të rrezikshme me mjetin e tij si dhe qëlluar në ajër me armë zjarri, duke kryer më pas veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ndër to edhe fshehja e armës së zjarrit e cila u gjet nga forcat policore dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në lidhje me këtë shkak, është konfliktuar gjithashtu edhe nga shtetasit B.B. dhe E.N.

Gjithashtu, edhe nga  kontrolli i ushtruar në banesën e babait të tij, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fitil zjarrpërcjellës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME