Categories Lajme

Lezhë, Lihet në qeli 67-vjeçari

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 67-vjeçarin Dedë Doçi, i cili u a rrestua nga policia, pasi tentoi të v rasë me makinë një punëtor të firmës mirëmbajtëse të rrugës së kombit, duke e lënë të p lagosur.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se 67-vjeçari ka pranuar faktin se ka patur k onflikte mbi pronësinë e tokës ku po punonin punëtoret, por ka mohuar ta ketë përplasur qëllimisht me makinë punëtorin Nazmi Halila, duke e konsideruar ngjarjen a ksidentale.

Pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka pranoi kërkesën e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masën e sigurisë “a rrest me b urg” për 67-vjeçarin Ded Doçi, për veprën p enale te “V rasjes” e mbetur në tentativë.

Ndërkohë avokati i të a rrestuarit, Petrit Hysi kërkoi një masë më të butë për klientin e tij me pretendimin se ngjarja ka qenë a ksidentale.

Dedë Doçi u a rrestua nga policia të enjten, pasi me vetëgjyqësi, duke pretenduar mbi pronësinë e tokës, ku një kompani kryente punime, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, ka tentuar të v rasë duke përplasur me automjetin e tij punonjësin e kësaj kompanie shtetasin Nazmi Halila banues në Kukës. Ky i fundit mori d ëmtime në disa pjesë të trupit dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME