Lajme

Lezhë, “Mercedesi” përplaset me bordurat anësore, plagosen burrë e grua

Një tjetër aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Laç, pranë Urës së Milotit. Në tentative për të kaluar një automjet është përplasur me barrierat anësore të rrugës e për pasojë kane ngelur të plagosur dy persona një burrë dhe një grua. Ata janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Më herët gjate pasdites një person i cili udhëtonte me motor, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me një shtyllë. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, Pashk Deliaj rreth 40 vjeç. Panorama.al mëson se Deliaj punonte si polic në burgun e Shënkollit. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close